Panorama Sport (Albania)

Gega: Partizani vazhdon marshimin, Demi s'më ndërhyn

“Demi president unik, nuk ndërhyn. Vazhdimish­t jap llogari për ditët e këqija të skuadrës”

- ILIR CARA

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, në daljen e djeshme para mediave ka pohuar se ekipi është gati për të vijuar serinë e fitoreve edhe ndaj Luftëtarit. Gega e pranon se mungesa e Hoxhës përbën shqetësim, por ka besim se portieri Xhika do ta bëjë më së miri detyrën. Ai sqaroi edhe darkën me drejtuesit e lartë të klubit dhe sipas tij, presidenti Demi është unik, pasi nuk ndërhyn në aspektin teknik. Trajneri tha se shikon përpara dhe jo çfarë ka ndodhur në të kaluarën ndaj Luftëtarit. Gega tregoi se çfarë pret aktualisht nga skuadra, si dhe nga merkatoja e dimrit.

Pushimi i kampionati­t erdhi në moment të mirë të Partizanit. Mendoni se kjo do të ndikojë tek ecuria e skuadrës suaj?

Besoj se ishte mirë pjesën të madhe të grupit, pasi ishin të ngarkuar. Ishte në kohën e duhur, por unë do të dëshiroja të isha gjatë gjithë kohës në punë, të ruanim ritmin. Kjo ishte arsyeja, që të mbajmë po atë vëmendje për ndeshjen. Këto ndërprerje janë të pashmangsh­me, data të caktuara më parë. Përveç Hoxhës, çdo gjë ka shkuar në rregull.

Sa ju shqetëson mungesa e Hoxhës dhe cila është gjendja e tij?

Është hipokrizi të thuash që s’na shqetëson. Do ta mbështesim Xhikën, që është jashtëzako­nisht i mirë, jo vetëm si sportist, por edhe si njeri. Është shok me Albanin, stërviten njëlloj së bashku. Në pozicionin e portierit mund të rrish edhe 6 muaj pa luajtur dhe në një moment të vjen. Është momenti i Xhikës, nuk do ta lëmë vetëm. Ne kemi besim të gjithë tek ai dhe me lojën në grup do ta ndihmojmë atë dhe t’ia bëjmë sa më të lehtë. Albanin e presim dhe shumë shpejt do të jetë në fushë. Ai është në terapi momentalis­ht dhe rëndësi ka që nuk ka pësuar dëmtim të rëndë, thjesht një tërheqje ligamenti, me aq sa di unë nga rezonanca. Hoxha besoj se për pak ditë fillon stërvitjen. Të shikojmë më pas dhe shpresojmë të jetë ndaj Skënderbeu­t.

Lukas Kardozo mungon prej muajsh nga dëmtimi, kur mund të rikthehet?

Është bashkuar me grupin dhe po stërvitet. Po të ishte 100% do ta shikonit në fushë, ose në dispozicio­n. Tani për tani nuk është i gatshëm, por shumë shpejt do të jetë pjesë e grupit. Në bazë të nevojave do ta vendosim, sepse është pjesë e rëndësishm­e e Partizanit dhe do të mundohemi që t’i japim mundësinë edhe atij.

Përveç situatës pozitive, në të cilën është përfshirë ekipi në këtë pjesë të parë të kam-

pionatit, a ka diçka që ju shqetëson?

Në çdo ndeshje kemi pasur probleme dhe jemi munduar t’i analizojmë dhe më pas t’i korrigjojm­ë në stërvitje. Në asnjë vend të botës nuk mund të pretendosh që një ndeshje të jetë perfekte. Kemi marrë pikët maksimale dhe mendoj se çdo repart ka nevojë për t’u përsosur më shumë. Deri tani jemi të kënaqur. Me Luftëtarin është sfidë e re, ekipi ndryshe, ndaj do mundohemi ta përgatisim mirë. Nuk është se kam ndonjë shqetësim të madh. I vetmi shqetësim ka qenë dëmtimi i Hoxhës, por ne kemi besim të

plotë te Xhika.

Kur përmendet emri Luftëtari, çfarë ju vjen ndërmend fillimisht?

Partizani ka histori pafund, të mira dhe të hidhura. Luftëtari i atyre viteve ka qenë risi se ka pasur lojtarë shumë të mirë, që ndoshta nuk kthehen më në historinë e Gjirokastr­ës dhe Shqipërisë, si Braho, Seiti, Kalluci. Kemi pasur ndeshje, por rezultatet kanë qenë surprizë, si takimi i përfunduar 5-2, unë kam qenë në fushë. Kanë kaluar shumë vite nga ajo kohë dhe tani është situatë tjetër.

Braho ka vlerësuar punën tuaj në kthimin e egos së Partizanit,

por ka deklaruar se Luftëtari merr pikë në kryeqytet?

Është perceptimi dhe parashikim­i i tij. Sefedini ka qenë pjesë shumë e rëndësishm­e e Partizanit, por në fund të fundit është gjirokastr­it dhe do të mbështesë skuadrën e vet. Ashtu mendon dhe është normale. Unë nuk parashikoj rezultat, por di se çfarë qëllimi kemi kundër Luftëtarit. Qëllimi ynë është të hyjmë dhe të fitojmë, luajmë në shtëpi. E kemi forcën dhe grupin për ta bërë më të mirën dhe të dalim me trepikësh.

Po 17 dhjetori i vitit të kaluar,

ju kujton ndonjë gjë?

Të jem i sinqertë, nuk më kujton asgjë.

Luftëtari i ka shkaktuar Partizanit humbjen më të thellë, 5-0...

Vazhdimish­t jap llogari për ditë të këqija të Partizanit. Unë dëshiroj të mos jem pjesë e atyre ditëve, por sport është dhe gjithçka mund të ndodhë. Njeriu nxjerr mësime nga e kaluara. Besoj se është situatë tjetër, megjithatë duhet të jemi vigjilentë. Për këtë po punojmë, të jemi me këmbë në tokë dhe të vlerësojmë çdo kundërshta­r, pavarësish­t se kush është përballë nesh.

Javën e fundit fituat ndaj Kukësit, por trajneri Cungu ka deklaruar se skuadra e tij është më e mira në kampionat. Keni ndonjë koment?

Nuk kam asnjë koment. Ai është trajneri i Kukësit dhe e respektoj. Është edhe miku im. Ai e njeh shumë mirë punën dhe ekipin e vet, është perceptimi i tij. Unë njoh shumë mirë ekipin tim. Normalisht, ai ka punën e tij dhe është mënyra si e motivon ekipin. Nuk jemi ne që përcaktojm­ë se kush është më i miri. Sot jemi ne të parët dhe uroj të vijojë, por gjithçka mund të ndodhë. Njeriu duhet të respektojë grupin dhe familjen e

tij dhe ai bën mirë që e bën diçka të tillë.

Partizani është kthyer në qendër të vëmendjes, i druheni euforisë?

Çdo stërvitje mund të ketë eufori të vogël. Mendoj se puna e stafit kjo është, mos të dalë grupi nga kontrolli. për fat të mirë, nga dita e parë që jam trajner i Partizanit dhe deri më sot, gjërat janë rritur për mirë. Jemi një familje e mirë dhe me djem profesioni­stë. Kjo rritje më bën optimist dhe mendoj se nuk ka vend për eufori.

Është folur se për Asanin ka interes nga Turqia, mund të largohet në janar dhe a ju

prish punë nëse realizohet?

Nuk kam asnjë njoftim për këtë gjë. Marrëdhëni­et janë mes klubit dhe lojtarit dhe mund të gjendet gjuha e përbashkët nëse diçka është e vërtetë. Unë nuk jam pjesë e kësaj. Asani është te Partizani, është pjesë e rëndësishm­e e ekipit. Ai është i fokusuar këtu. Nuk kam dëgjuar për këtë interesim dhe deri tani nuk më është shtruar një gjë e tillë. Jam i qetë që do të jetë pjesë e jona për kohë të gjatë.

Keni filluar të mendoni për një sulmues në merkaton e janarit, pasi Hebaj nuk po arrin të japë atë që kërkohet?

Vazhdimish­t e vendosni

Hebajn si diçka që nuk funksionon. Jam i detyruar ta përsëris, Hebaj është 20 vjeç. Nuk ka vite që luan futboll. Është një nga lojtarët më të rinj të ekipit dhe nuk duhet ta rëndojmë. Ai ka rrugë të gjatë për të bërë. Çdo ditë ai ndryshon dhe uroj të ndryshojë për mirë, siç ishte edhe rasti i Bardhit. Kjo është e mira e një 20-vjeçari, se evoluon shumë shpejt për mirë. Nuk kam menduar asgjë për janarin, por mendoj vetëm për Luftëtarin dhe pesë ndeshjet e radhës që duhet t’i marrim një e nga një. Do të flasim me klubin nëse më afron apo kemi dëshirë për të shikuar diçka.

Pastaj do të kthehet edhe Lukas. Mënyra si luajmë ne nuk ka të bëjë me atë sulmuesin e racës, sesa loja në grup. Jam i kënaqur me lojtarët që kam, pasi luajnë në të gjitha pozicionet.

Klubi shtroi një darkë. A do të jenë të shpeshta këto ngjarje në vijim te Partizani?

Familjet kanë darka, kanë sebepe. Nuk jam njeri i tavolinave, por është krejt normale për një grup që punon për një kohë të gjatë. I pari i familjes, Demi, dëshironte të takoheshim dhe të dilnim nga rutina e përditshme. Është jashtëzako­nisht e mirë. Qe e shkurtër si darkë, nuk u teprua.

Shpresoj të kemi darka të gëzuara dhe vazhdimish­t të mblidhemi. Nuk na trembin darkat.

A ju vënë nën presion darka të tilla?

Asnjë lloj presioni. Nuk u bë muhabet për sportin gjatë asaj darke. Presidenti dhe mbështetës­it e tjerë të klubit, sponsorët kishin dëshirë t’i takonin lojtarët nga afër. Folëm për problemet dhe kërkesat, por pak për futboll. Ishte në momentin më të mirë, por e kemi lënë pas dhe jemi fokusuar te Luftëtari.

Thatë nuk folët për futboll, po nga i pari i familjes, a pati ndonjë kërkesë apo premtim për shpërblim?

I pari i familjes, si gjithnjë pyet për problemet dhe kërkesat. Presidenti Demi është mbështetës­i kryesor i joni, i di hallet e klubit dhe i gjen mënyrat si t’i motivojë lojtarët. Patjetër që është në momentin e duhur, i ka lidhjet se është një biznesmen. Ai e di si funksionon një biznes dhe e di si funksionon një klub. Ne jemi të kënaqur. Të jem i sinqertë, nuk kemi asnjë lloj presioni, nuk hyn teknikisht, rast i rrallë në Shqipëri. Ai ia ka lënë në dorë njerëzve që ka punësuar. Jemi në rrugën e duhur dhe të kënaqur për momentin.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania