Panorama Sport (Albania)

FORMACIONE­T GJYQTARET MINUTAT

-

KASTRIOTI: Kuka, Çela, Husein, Stijepoviç, Domgjoni, Shehu, Roxher (Preston 77'), Henri (Çutra 83'), Mziu, Bardhi, Marku (Lila 69') ( Në dispozicio­n: Puja, Vatnikaj, Pablo Galego, Neziri) Trajner: Elvis Plori KUKËSI: Frashëri, Maliqi, Shameti, Cuculi, Çyrbja (Ethemi 55'), Limaj (Dzaria 46'), Melo, Rrumbullak­u (Zguro 66'), Shkodra, Shafik, Rexhinaldo. ( Nëdispozic­ion: Maloku, Kalaja, Qaqi, Spehar); Trajner: Armando Cungu

KARTONË TË VERDHË: Mziu 4' / Çyrbja 4', Dzaria 58' VËZHGUES: Plarent Kotherja (Tiranë); DELEGAT: Besnik Çela (Tiranë) SPEKTATORË: 650

K.Kola (Tiranë), R.Preca (Elbasan), P.Simoni (Lezhë) 14' Roxher merr bukur topin në të majtë, gjuan, pret Frashëri. 15' Miqtë përgjigjen me një asist për Rexhinaldo­n, por edhe pse e kalon topin në formë parabole ndaj portierit, nuk gjen kuadratin.

21' Bardhi futet në zonë nga e majta, shkon deri në fundore duke marrë pas tij katër mbrojtës, gjen hapësirën ideale dhe kthen në qendër topin, ku Roxheri s'e ka të vështirë të shënojë, 1-0.

45' Top i kthyer te Frashëri, i cili gabon dhe ia dhuron Mziut, ky i fundit brenda në zonë heziton në goditje, me gjithë portën thuajse të boshatisur. Humb një shans ideal për të dyfishuar.

45+1' Vendësit e mbyllin në sulm, Bardhi në zonë me kokë për Henrin, që gjithashtu me kokë tenton të godasë portën, por Frashëri bllokon. 53' Portieri i Kukësit gabon dhe Bardhi brenda zonës rrëmben topin dhe tenton driblimin, pengohet nga gardiani i Kukësit dhe ka penallti. Roxher gjuan tokazi, kupton gjithçka dhe pret Stivi Frashëri.

55' Kukësi del shpejt në sulm, një kros në zonë gjen bukur kapitenin Shameti që është i saktë me kokë, barazohen shifrat, 1-1. 74' Bardhi bën mirë në të majtë të sulmit, driblon dhe kroson për Roxherin që fiton duelin me Zguron, gjen hapësirën dhe godet, por mbi tra.

75' Bardhi në të majtë kroson për Roxherin, gjuan me kokë, shtyllë. 76' Kukësi tenton të çajë mbrojtjen e vendosur mirë të Kastriotit, Rexhinaldo del huq brenda në zonë, por sfera e devijuar prej tij i shkon Dzarias që gjuan përballë portierit, por pret Kuka.

84' Aksion i shpejtë i Kukësit që zë në befasi vendësit, Shameti kroson në zonë, Melo kontrollon topin dhe shënon me të djathtën,1-2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania