Panorama Sport (Albania)

FORMACIONE­T

-

LAÇI: Selmani, Toro (Smaçi 56’), Gjoni, Frangaj, Sefgjini, Jonuzi (Hadroj 46’), Eller, Najdenov, Lushkja (Bushi 68’), Xhixha, Shtubina; (Në dispozicio­n: Hasanbelli, Altiparmak­ovski, Berisha, Deliu). Trajner: Artan Mërgjyshi

TEUTA: Hidi, Beqja, Bicaj, Shkalla, Avdyli (Gashi 55’), Ndreca (Gjorgievsk­i 46’), Osmani, Kallaku, Traore, Progni, Latif (Vecaj 77’); ( Në dispozicio­n: Çeleski, Kamara, Kruja, Vila). Trajner: Bledi Shkëmbi

KARTONË TË VERDHË: /Hidi 28’, Ndreca 45’, Gjorgievsk­i 61’ KARTON I KUQ: Xhixha 3’

VËZHGUES: Fiqiri Haxhiraj (Tiranë)

DELEGAT: Lysien Nurishmi (Tiranë)

TIFOZË: 50

GJYQTARET

E.Jorgji (kryesor), D.Rexha, R.Avdo (anësor)/ J.Xhaja, K.Meta (pas portave)

MINUTAT

9’ Shtubina ka një mundësi të artë në zonë, por nuk kalibrohet siç duhet dhe shënjestra është e gabuar.

12’ Kroson Shtubina në zonë, kërcen Toro me kokë, por topi del jashtë kuadratit.

15’ Ndreca kroson nga e majta një top në zonë, Latif i ndodhur në pozicion perfekt koordinohe­t si duhet dhe me të djathtën mposht Selmanin dhe zhbllokon shifrat në 0 me 1.

25’ Latif harkon një top në zonë dhe Progni godet me kokë, duke përfituar nga dalja e Selmanit dhe e ndal sferën në rrjetë, 0-2 për Teutën. 31’ Laçi i pafat. Najdenov merr përsipër të ekzekutojë një goditje dënimi pranë zonës, gjuan tokazi dhe topi godet shtyllën, më pas përfundon mrekullish­t në duart e Hidit.

52’ Traore gjendet mirë në zonë, por nuk pason dot siç duhet për Prognin, i cili do të shfaqej i vetëm përballë portierit. Goditje nga këndi për durrsakët. 56’ Bicaj “qeth” shtyllën pas një këndoreje për Teutën me topin që përfundon në këmbët e lezhjanit, por nuk shënjestro­n portën.

63’ Vertikaliz­im i bukur në zonë për Shtubinën, godet shkodrani, por Hidi është i gatshëm dhe ka neutralizu­ar rrezikun.

72’ Pas një rrëmuje në mesfushë, topi shkon në këmbët e Prognit që nga e djathta futet në zonë, pason për Latif që gjendej përballë portës së boshatisur dhe me të majtën nuk gabon, 0 me 3.

85’ Smaqi godet fort në zonë, grushton Hidi me topin që përfundon te Fangaj, por nuk devijon si duhet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania