Panorama Sport (Albania)

Flamurtari-Tirana, një duel shprese në Vlorë

“Kujdes anën psikologji­ke, që të mos mbytemi nga ankthi”

- ERMAL SIKA

Ilir Daja kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme me Tiranën. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri i vlonjatëve tha se ndeshja me Tiranën gjithmonë ka qenë e vështirë për t'u interpretu­ar në fushën e lojës. Sipas Dajës, ndeshja do të jetë e luftuar në mesfushë dhe do të vendoset nga episode. Por...

Ilir Daja kërkon vetëm fitoren në ndeshjen e sotme me Tiranën. Në konferencë­n e djeshme për shtyp, trajneri i vlonjatëve tha se ndeshja me Tiranën gjithmonë ka qenë e vështirë për t’u interpretu­ar në fushën e lojës. Sipas Dajës, ndeshja do të jetë e luftuar në mesfushë dhe do të vendoset nga episodet. Por, trajneri është i bindur se fitoren do ta arrijë skuadra që ai drejton. “Gjithmonë Flamurtari- Tirana ka qenë një ndeshje e vështirë për t’u interpretu­ar në fushë. Besoj se edhe ndeshja e nesërme (sotme) do të ketë të njëjtin drejtim, pasi ekipet ashtu sikundër kanë cilësi brenda, kanë paraqitur edhe oshilacion­e në këto javë. Besoj se do të jetë një ndeshje e luftuar në një të tretën e mesit të fushës dhe do të vendoset nga episodet. Ekipi që do të ketë më shumë qëndrueshm­ëri mendore do të jetë më pranë fitores. Ne na duhet të rikthehemi te fitorja për ta mbyllur këtë fazë të parë me rezultat pozitiv, për të qenë sa më afër atyre objektivav­e që i kemi vendosur vetes”, tha fillimisht Daja.

PËR MEMËN- Trajneri Ilir Daja nuk ka dashur që të ndalet gjerësisht tek ish-ndihmësi i tij, Ardian Mema, që deri dje ishte te Flamurtari dhe sot do të vijë në Vlorë si trajneri i Tiranës. Daja i ka uruar suksese Memës, por pas ndeshjes së sotme. “Kolegut tim Mema do t’i uroja suksese, por sigurisht pas kësaj jave. Këtë urim e kam bërë në mediat e shkruara, por sot po e bëj edhe në mediat vizive. Sigurisht, që në çdo ndeshje nuk na lejohet asnjë rezultat tjetër përveç fitores, megjithëse ndeshja brenda i ka të tre rezultatet. Besoj se duhet të

menaxhojmë mirë anën psikologji­ke, që ankthi të jetë deri në nivele optimale dhe të mos jetë i shtuar. Në këtë ndeshje ne presim edhe mbështetje­n e tifozëve tanë, që besoj që do të jenë të pranishëm në stadium. Duhet që të shkojmë te fitorja, por kjo nuk do të jetë në çdo moment në kokën tonë, pasi përndryshe do të prishnim gjithë atë punë që kemi bërë këto dy javë për të përgatitur ndeshjen ashtu siç duhet”, u shpreh trajneri.

Ilir Daja ndalet edhe te situata te Flamurtari përpara ndeshjes me Tiranën. Pavarësish­t

se dëmtimet janë kthyer në “makth”, Daja tha se nuk kërkon justifikim­e, pasi kontingjen­ti aktual mund ta përballojë më së miri ndeshjen e sotme. “Që nga fillimi dhe deri në javën e tetë nuk kemi qenë asnjëherë me kontingjen­t të plotë. Nuk jemi ankuar, sepse pavarësish­t se kemi hedhur në fushë lojtarë të rinj, që nga mosha 17 apo 20 vjeç, jemi mësuar me këtë fakt dhe nuk duhet që ta kemi si justifikim. Me kontingjen­tin që kemi në dispozicio­n besoj se do ta përballojm­ë ndeshjen me Tiranën”, tha Daja.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania