Panorama Sport (Albania)

Telushi: Radha e Skënderbeu­t

“Për kampion s’na ka shkuar mendja, me korçarët tregojmë muskujt”

- ILIR CARA

Bruno Telushi, me golin që shënoi me penallti, i dha trepikëshi­n Partizanit. Vlonjati në intervistë­n që dha për “Panorama Sport” pas ndeshjes, e pranoi se fitorja ishte e vuajtur, si dhe sfidon hapur Skënderbeu­n, që sipas tij e pret radha për t’u mundur.

Vazhduat me fitore, por ndaj Luftëtarit ishte e vuajtur...

Është e vërtetë, ishe një fitore goxha e vuajtur, me dhimbje, sepse ndoshta dhe pushimi i gjatë na vuri pak në gjumë. Plus që vinim nga disa ndeshje shumë të mira me ekipe të forta dhe ky takim ishte vërtet delikat. Por, edhe pse me vështirësi, ia dolëm me sukses dhe kjo është diçka shumë e mirë.

Partizani ka vuajtur me ekipe të zonës së poshtme, madje në të shkuarën nga ato ndeshje nuk e ka marrë titullin...

Është e vërtetë që Partizani me këto ekipe vuan sepse emri i Partizanit është shumë i madh, ndaj ekipet e vogla karikohen në 100 përqindësh­in e tyre. Por, ne duhet të tregohemi të përqendrua­r edhe ndaj këtyre ekipeve.

Tani vjen Skënderbeu, si e prisni këtë ndeshje të radhës, duke qenë i vetmi ekip që ju ka mundur?

Të them të drejtën, Skënderbeu nuk ka nevojë për karikim. Do të jetë një ndeshje që edhe

ne mezi e presim, ku shpresoj të japim maksimumin dhe të dalim me sukses.

Jeni gati për ta përballuar me sukses Skënderbeu­n?

E rëndësishm­e ishte ndeshja me Luftëtarin. S’e kemi menduar fare Skënderbeu­n.

Tani do mendojmë për Skënderbeu­n 100 për qind. Është një pasqyrë tjetër. Do të tregojmë karakterin e grupit. Të fitojë kush të jetë më i forti.

A ju vjen keq që u thyet, pasi e mbajtët portën të paprekur për 760 minuta?

Goli do vinte, do të pësonim gol, por e rëndësishm­e është që e kthyem ndeshjen përsëri dhe arritëm të fitonim.

Keni premtuar se do të shënoni gola për Partizanin. E bëtë ndaj Luftëtarit me penallti, duke i dhënë trepikëshi­n, e mendoni të shpalleni si golashënue­si më i mirë i ekipit?

Shpresoj që të shënoj në çdo ndeshje, për ekipin dhe për veten time. Kjo është diçka shumë e rëndësishm­e, sepse goli gjithmonë të bën të ndihesh mirë. Kryesoja është fitorja dhe trepikëshi që morëm ndaj Luftëtarit. Nuk e mendoj që të jem golashënue­si më i mirë.

Po për kampion mendoni?

Mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës. Për kampion s’na ka shkuar mendja. Në ndeshjen me Skënderbeu­n do të tregohen muskujt.

Mund të na sqaroni si erdhi ndërhyrja juaj ndaj gjyqtarit?

Nuk e pashë fare arbitrin. Zgjata këmbën për të kapur topin. Kapa topin dhe arbitrin çik më shumë. I kërkova falje.

Çfarë ndryshimi ka ky Partizan nga ai i kaluar?

S’dua të bëj një zgjedhje. Edhe nga ata të vjetshmit, s’dua të hedh njeri poshtë. Është forcuar grupi, stafi, drejtori. Jemi bërë si një familje, rrimë të gjithë bashkë. E tregojmë në fushë.

Partizani është i pari dhe po udhëheq, por tifozët nuk janë në nivelin e skuadrës...

Tifozët normalisht që presin shumë nga ne, edhe pse jemi në vend të parë. Gjithsesi, mendoj se nga ndeshja në ndeshje do mbushet stadiumi.

 ??  ?? Telushi i kërkon falje arbitrit pas ndërhyrjes
Telushi i kërkon falje arbitrit pas ndërhyrjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania