Panorama Sport (Albania)

Krenaria e Spaletit: Derbi i stërmeritu­ar

Thumb edhe Rinos: Dikush thotë se Milani luan më bukur

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Një fitore shumë e rëndësishm­e, e dëshiruar, e kër kuar me të gjitha forcat dhe e gjetur në frymën e fundit me një gol nga Mauro Ikardi. Luçiano Spaleti ka më shumë se një arsye për të qenë i lumtur, sepse tri pikët e fituara ndaj Milanit, jo vetëm që zgjasin serinë e fitoreve zikaltër, por i dhurojnë ekipit të tij një vend të tretë në Serinë A. Në komentin e tij të ndeshjes, trajneri i Interit, deklaroi: "Finale e përsosur me një gol në minutën e fundit? Jo, jo, sepse zhvillimi i lojës na mundësoi të godisnin më herët dhe mund të shënonim më herë, por normalisht nuk na vjen keq që erdhi në këtë mënyrë. Për mua e përsosur do të kishte qenë po të kishim shënuar më parë". I bindur për vlerën e njerëzve të tij dhe për fitoren e merituar, Spaleti nuk ngurron të lëvdojë publikisht Interin, krijesën e tij që nuk di të ndalet: "Fitoi skuadra që luajti nga fillimi deri në fund në fushën kundërshta­re, duke mbajtur vijën mbrojtëse shumë lart. Djemtë meritojnë kompliment­e. E përsëris luajtën më mirë se ata dhe fitoren e mori pikërisht

skuadra që luajti më mirë".

LOJA DHE NINXHA - Duke kaluar nga fitorja e djeshme te misioni i tij tek Interi, Spaleti kërkon të vendosë pikat mbi "i". "Erdha në këtë klub për të ndërtuar të ardhmen zikaltër dhe jo për një rrogë të majme. Ikardi pas ndeshjes tha se duhet të vijojmë të ruajmë këtë ritëm dhe kjo qasje më pëlqen. Kapiteni ka të drejtë, duhet të vazhdojmë të fitojmë sepse Interi na ka besuar detyrën për të ngritur sa më lart emrin e klubit. Tifozët e meritojnë, ndaj le të vazhdojmë punën me sens përkatësie dhe etike sepse kam bindjen se drejtuesit kanë bërë zgjedhjet e duhura",

tha Spaleti.

RIVALËT - Është mbrëmja e tij dhe nuk përmbahet tekniku zikaltër. Madje duke mos kursyer as Milanin, e aq më pak kritikët, sipas të cilëve Interi nuk dhuronte futboll estetik. "Kush thoshte se Milani luan më bukur, mund të vazhdojë ta mendojë diçka të tillë, por mbase ka ardhur momenti për të ndryshuar mendim. Në derbi nuk kishim një detyrë të lehtë, por për të luajtur ashtu siç bëmë sot (dje), duhet kurajë dhe përsosmëri. Djemtë ishin perfektë, por që nga nesër le të mendojmë për Barcelonën".

 ??  ?? Në koreografi­në e derbit tifozët zikaltër propozuan "Gjarprin", simbol i Interit dhe i Milanos, sipas tyre. 100 ditë punime për një parullë në lartësinë e ndeshjes...
Në koreografi­në e derbit tifozët zikaltër propozuan "Gjarprin", simbol i Interit dhe i Milanos, sipas tyre. 100 ditë punime për një parullë në lartësinë e ndeshjes...
 ??  ?? "Në Milano, për vizitë te të afërmit, shkohet me duart plot". Ishte kjo kundërpërg­jigjja e 9 mijë tifozëve kuqezinj për parullën e derbit, por që nuk rezultoi fatsjellës­e...
"Në Milano, për vizitë te të afërmit, shkohet me duart plot". Ishte kjo kundërpërg­jigjja e 9 mijë tifozëve kuqezinj për parullën e derbit, por që nuk rezultoi fatsjellës­e...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania