Panorama Sport (Albania)

Shtohen problemet për Shehin, Radas në dyshim ndaj Partizanit

-

Problemet për Orges Shehin në prag të ndeshjes së radhës në kampionat kundër Partizanit në transfertë nuk kanë fund, pasi listës së të dëmtuarve i është shtuar edhe Marko Radas. Pavarësish­t fitores së regjistrua­r në fund të fazës së parë me Kamzën, që i çon në tre rezultatet pozitive për Skënderbeu­n, korçarët do të luajnë përballë Partizanit në transfertë delikate. Bëhet fjalë për një tjetër futbollist që i shtohet listës së dyshimeve në ndeshjen e radhës. Kapiteni Marko Radas duket se nuk është në gjendjen e tij më të mirë. Pas problemeve para ndeshjes me Kamzën, që e detyroi kapitenin të luante, pavarësish­t dhimbjeve dhe problemeve, Marko Radas tashmë vuan edhe një goditje në brinjë që është shkak i asaj përplasjej­e me Plakun në minutën e 6- të të takimit. Kjo goditje po jep dhimbje te kroati, që nuk dihet nëse do t'i kalojë deri ditën e hënë, kur luhet takimi me Partizanin. Një problem më shumë ky për Skënderbeu­n dhe trajnerin Shehi, që është bërë me "dhimbje koke" në javën përgatitor­e për kryendeshj­en e startit të fazës së dytë. Nuk është vetëm gjendja e Radasit që shqetëson stafin teknik. Dilemat shoqërojnë edhe Blerim Krasniqin me Gjergji Muzakën, pasi të dy kanë qenë me probleme fizike. Krasniqi u la pushim nga Shehi ndaj Kamzës, sepse nuk ishte në gjendje fizike për të qenë në këtë takim, ndërsa Muzaka është dëmtuar pikërisht ndaj kamazalinj­ve, në mesin e pjesës së parë. Nëse Krasniqi është në rikuperim e sipër, ende nuk dihet nëse Muzaka do të jetë gati për sfidën me ish-skuadrën. Për mesfushori­n mendohet një kontraktim në pjesën e pasme të kofshës, por nuk dihet me saktësi se sa i rëndë është ky kontraktim. Burime pranë stafit mjekësor bëjnë me dije se do të bëhet e pamundura për të rikuperuar të tre futbollist­ët deri në fund të javës kur do të luhet ndeshja me Partizanin. Ll. Saro

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania