Panorama Sport (Albania)

Gola dhe penallti të paqena, java e gafave për arbitrat

11-metërshi i Bruno Telushit duhej goditur sërish

-

Penallti e dhënë jash të zonës në Korçë, gol që duhej anuluar për Partizanin dhe dy kartonë të kuq që mungojnë për gjeste antisporti­ve. Java që mbylli fazën e parë nxori në pah gafat e disa arbitrave, veçanërish­t të Kreshnik Cjapit në Partizani-Luftëtari 2-1, si dhe Indrit Myrtjes në Skënderbeu- Kamza 2- 0. Jo pas për gabime të pafalshme mbetet Laver Alla, i cili fali një shkelm të Grecës ndaj Siljanovsk­it.

PARTIZANI-LUFTËTARI 2-1 Gjyqtarë: K.Cjapi, O.Grabova (Fier), M.Shazivari (Tiranë); Ky takim u gjykua nga Kreshnik Cjapi i kolegjiumi­t të Fierit, me ndihmës Orgest Grabovën dhe Mario Shazivarin. Janë katër raste për moviolë, që nëse veprohej ndryshe, mund të kishte tjetër rezultat.

21' Asani nga këndi e lëshon topin në zonën mike. Portieri Ruçi nuk e largon si duhet topin, pasi Bardhi i vendos dorën e majtë në trup. Gjirokastr­itët me të drejtë protestojn­ë tek arbitri, por Cjapi akordon gol, duke gabuar. Goli duhej anuluar për faull ndaj Ruçit.

50' Arbitri i mohon një penallti Partizanit. Topi i gjuajtur nga Bardhi në të djathtë ndalet brenda zonës nga dora e hapur mbrojtësit Rustem Hoxha. Këtu gabon edhe anësori Grabova, që nuk sinjalizon.

54' Mala nga e majta hyn në zonë, por Liçaj ndërhyn me bërryl dhe e rrëzon. Gjyqtari vepron drejt, duke akorduar penallti për të kuqtë, por gabon duke mos e ndëshkuar me të verdhë mbrojtësin e Luftëtarit, i cili dilte automatiki­sht me të kuq, pasi e kishte një të verdhë.

55' Telushi shënon nga pika e bardhë e penalltisë, por goditja duhej përsëritur, pasi disa lojtarë u futën brenda zonës përpara gjuajtjes së vlonjatit.

LAÇI-TEUTA 0-3

Gjyqtarë: E.Jorgji (kryesor), D.Rexha, R.Avdo (anësor)/ J.Xhaja, K.Meta (pas portave);

FSHF- ja i kishte bërë vlerësim maksimal ndeshjes Laçi-Teuta, që u luajt në fushën asnjanëse të Elbasanit. Përveç Enea Jorgjit si kryesor me stemën e FIFA- s, edhe anësorët ishin ndërkombët­arë, pikërisht Rejdi Avdo dhe Denis Rexha. I vetmi rast për moviolë ishte ai i

minutës së 3-të, kur Xhixha bëri një ndërhyrje horror me takat ngritur ndaj Kallakut në mesfushë. Jorgji e ndëshkoi menjëherë me të kuq, duke marrë një vendim të drejtë. FLAMURTARI-TIRANA 1-0 Gjyqtarë: L.Alla (Lushnjë), R.Çokaj (Lezhë), E.Malo (Lushnjë); Laver Alla gaboi vetëm në një rast gjatë ndeshjes në Vlorë. Ai e nxori nga xhepi plot gjashtë herë kartonin e verdhë, katër herë për lojtarët e Flamurtari­t, Pollozhani, Alvesh, Torasa dhe Siljanovsk­i, si dhe dy herë për ata të Tiranës, Turtulli dhe

Imami. I vetmi moment për moviolë ishte ai i minutës së 62-të, kur mbrojtësi i djathtë i Flamurtari­t, Siljanovsk­i, u godit me takë pas kokës nga Greca. Ky moment kaloi pa ndëshkim, me kryesorin gaboi, pasi nëse do ta kishte vlerësuar drejt rastin, në bashkëpuni­m me anësorin, do jepte direkt të kuqin për Grecën. SKËNDERBEU-KAMZA 2-0 Gjyqtarë: I.Myrtja, M.Dervishi, F.Thorja (Shkodër); Një ndeshje që prodhoi disa raste për moviolë. Më flagranti ishte ai i minutës së 16-

të, kur kryesori Indrit Myrtja dha një penallti totalisht të paqenë. Edhe pse ndërhyrja e Radasit ndaj Zisit ishte e parregullt, duhej akorduar goditje dënimi jashtë zonës, por jo 11-metërsh. Kontakti ishte jashtë zone dhe kjo duket qartazi nga pamjet filmike. Në këtë moment, Myrtja nuk ndihmohet as nga anësori Thorrja.

Një tjetër moment është ai i minutës së 61-të, kur në një dyluftim Teqja godet Demten. Arbitri e sheh, por e kalon vetëm me karton të verdhë, në një kohë që është në limitin e të kuqit. Në të 84-ën "falet"

edhe Vangjeli pas një bërryli që i jep Martinenës. Ky episod pati vetëm goditje dënimi, por jo karton të verdhë për mbrojtësin. KASTRIOTI-KUKËSI 1-2 Gjyqtarë: K.Kola (Tiranë), R.Preça (Elbasan), P.Simoni (Lezhë); Gjyqtari Klajdi Kola ka akorduar penallti të drejtë në favor të Kastriotit, në momentin kur Bardhi i rrëmben topin portierit Frashëri dhe pasi e driblon, ky i fundit e pengon me këmbën e djathtë. Një rast ku kryesori Kola pati edhe ndihmën e asistentit Simoni.

 ??  ?? Bruno Telushi i ndërhyn gjyqtarit Cjapi gabimisht dhe i kërkon falje
Bruno Telushi i ndërhyn gjyqtarit Cjapi gabimisht dhe i kërkon falje

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania