Panorama Sport (Albania)

U-19 për mrekullinë në Champions, trajneri: Ia dalim me tifozët

Sot 17:00/ Goli në Kazakistan mban ende në lojë Vllazninë

-

Një humbje që mund të përmbyset dhe një gol që mban me shpresë. E tillë është situata që kërkon të shfrytëzoj­ë Vllaznia ndaj Astanës në ndeshjen e kthimit për "UEFA Youth League". Përballja e parë në Kazakistan ka përfunduar 3-1, por shkodranët janë optimistë se me ndihmën e tifozërisë, gjithçka mund të përmbyset sot në orën 17:00 për kualifikim­in në Championsi­n e të rinjve. Optimizmi përçohet nga treshja drejtuese, trajneri Luan Zmijani, drejtori i akademisë, Qashif Hoxha dhe ai sportiv, Alban Hasani.

Trajneri Zmijani - "Jemi plotësisht të gatshëm për këtë takim. Kemi dy mungesa, kartoni i kuq dhe dëmtimi i Hoxhës, por kjo nuk na pengon që ndaj këtij kundërshta­ri të fortë ne të

bëjmë më të mirën për të arritur objektivin që kemi, kualifikim­in. Ne do të kërkojmë që në fillim me forca të shumta dhe do të mundohemi ta dëmtojmë kundërshta­rin, por duhet të bëjmë kujdes. Në takimin e parë jemi ndëshkuar shumë shpejt nga një 11-metërsh, pastaj kemi goditur shtyllën ku mund të barazonim, por

nuk ia dolëm dhe pësuam edhe dy herë të tjera. Ky gol dhe një shtyllë na dhanë mundësinë që të shpresojmë për kualifikim­in. Por, edhe gjendja e mirë e portierit Qarri na ka bërë të jemi sërish në lojë. Me ndihmën e të gjithëve dhe të tifozëve mund t'ia dalim", deklaroi trajneri Zmijani në një konferencë për shtyp.

Hoxha - Drejtori i akademisë Vllaznia, Qashif Hoxha, ka folur më së shumti për anën organizati­ve. "Nga ana jonë janë marrë të gjitha masat organizati­ve për zhvillimin e kësaj ndeshjeje dhe besoj se gjithçka është gati. Unë gjej rastin të ftoj gjithë tifozët shkodranë, por edhe bashkëmosh­atarët e këtyre djemve që do të luajnë, të jenë në shkallët e stadiumit 'Loro Boriçi' për t'i mbështetur. Rezultati i ndeshjes së parë na lë shpresa për kualifikim dhe nëse do ta arrinim, do të ishte diçka historike. Ne besojmë te këta djem", u shpreh Hoxha. Hasani - Nga ana e tij, drejtori sportiv i akademisë Vllaznia, Alban Hasani, është shprehur: "Gjithçka është e hapur në këtë ndeshje. Goli i shënuar në fund të takimit të parë na jep të drejtën që të shpresojmë, si dhe kësaj here e njohim më mirë kundërshta­rin. Do të kemi një takim të vështirë, pasi na duhet që të shënojmë, por nuk e shikoj si të pamundur arritjen e kualifikim­it", ka përmbyllur drejtori i akademisë, Hasani. A.Uruçi

 ??  ?? Trajneri i Vllaznisë U-19, Luan Zmijani
Trajneri i Vllaznisë U-19, Luan Zmijani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania