Panorama Sport (Albania)

Murinjo provokoi tifozët bardhezi me... tripletën

Elozhe për Kielinin dhe Bonuçin: Janë për Harvard!

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Zhoze Murinjo nuk zhgënjen kurrë. Në fillim bën në këmbë rrugën nga hoteli në autobus, pasi si rrjedhojë e trafikut, skuadra mbeti e bllokuar për 45 minuta në mjetin e transporti­t, ndërsa ai vendosi që të ecë dhe të shkojë i pari në "Old Trafford", ndërsa në fund të ndeshjes, pas një provokimi të tifozërisë së Juventusit, u kthehet atyre pa fjalë, por ngre tre gishtat, lart, që "përkthehen" në tripletën e fituar nga ai me Interin. Gjithsesi, në fund të ndeshjes, përpara medias, thjesht u ndal së kompliment­uari bardhezinj­të për fitoren e arritur dhe nënvizoi edhe një herë tjetër faktin se skuadra e tij nuk është në nivelin e Juves, por as të pretendent­eve të tjera të Champions-it. "Pse nuk bëra asnjë zëvendësim­V Sançez ishte në tribunë, Lingard në tribunë, Felainin nuk e kam parë as me fytyrë. Ndoshta ka qenë në shtëpi... Dëmtime, shumë dëmtime dhe duke parë sesi rrodhi ndeshja, nuk mendoja se dikush në stol mund të ndryshonte diçka. Kisha një 18-vjeçar në pankinë, që nuk kishte luajtur asnjëherë me ne dhe kaq... Juventusi superiorV Po dhe nuk është e mundur

që tani apo sivjet të jemi jo vetëm në nivelin e tyre, por as të Barcelonës, Realit, Sitit... Mos harrojmë se përballë kishim një skuadër që fiton titullin në Itali prej 7 vitesh radhazi dhe ka bërë dy finale Champions në 4 vite. Ndërkohë, nëse deri sezonin e kaluar kishin Kielin, Barzalji e Rugani në mbrojtje, shkojnë dhe rimarrin Bonuçin, por blejnë edhe Kanselon. Përpara kishin Higuain, Manxukiç e Dibala dhe i shtojnë repartit edhe Ronaldon. E kuptoni krahasimin, e kuptoni sa vite dritë larg jemiVY Por, mbi të gjitha dua të nënvizoj diçka= ishte një kënaqësi që të shihja në aksion dy lojtarë si Kielini dhe Bonuçi. Këta të dy janë fantastikë. Madje, jam i bindur kur them se këta duhet të shkojnë në Harvard dhe të mësojnë shkencën sesi duhet të mbrosh në futboll, - vazhdon Murinjo që në fund i përgjigjet edhe pyetjes mbi koreve të tifozërisë juventinë. - I kuptoj. Momenti i tyre më i errët në jetë ka qenë fitimi të Tripletës sime me Interin..."

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania