Panorama Sport (Albania)

Bajerni pushton Athinën në 2 minuta

Martinez dhe Levandovsk­i dënojnë AEK-un me dy gola të shpejtë nga brenda zonë

-

Bajerni fiton ndaj AEK-ut me rezulta tin e pastër 0-2. Në fakt, gjermanët nuk e vunë në diskutim ndeshjen në asnjë moment, skuadra e Kovaçit ishte padrone e fushës dhe bindi si në lojë dhe me rezultat. Kjo fitore i çon gjermanët në vendin e parë në kuotën e shtatë pikëve. Duket se skuadra ka dalë nga momenti i keq që po përjetonte prej disa javësh.

PJESA E PARË

Loja nis mirë për Bajernin që ka më shumë zotërim të topit, duke shfrytëzua­r lojtarë si Tiago dhe Hames. Gnabri dhe Roben shfaqen rrezikshëm në krah, duke qenë një kërcënim konstant për skuadrën greke. AEK ka mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh me anë të Ponçe, që pasi i shmanget mbulimit të mbrojtjes gjermane, godet në mënyrë të pasaktë. Në të 23-ën është Tiago që as nuk pason dhe as nuk gjuan në brendësi të zonës me Levandovsk­in të vetëm në krahun e majtë, Bajerni shpërdoron një mundësi të artë për të kaluar në avantazh. Disa minuta më pas janë sërish bavarezët me anë të Gnabrit, ky i fundit driblon bukur mbrojtjen vendëse, por më pas gjen vetëm rrjetën e jashtme të portierit Barkas. Levandovsk­i në të 32-ën godet nga jashtë zone, por topi kalon mbi traun e portës. Më pas janë grekët, të cilët rrezikojnë sërish me anë të sulmuesit të tyre Panço që godet me kokë, por topi zotërohet pa problem nga Manuel Nojer. Pjesa e parë mbyllet në shifrat e barabarta 0- 0 me Bajernin më

kërkues, por që nuk arriti të gjente golin e avantazhit. PJESA E DYTË

Bajerni ndryshon marsh dhe skuadra duket se ka më shumë dëshirë për të fituar takimin. Sulmet e gjermanëve bëhen më të shpeshtë. Gnabri

dhe Roben luajnë më afër Levandovsk­it. Goli i parë nuk vonon dhe vjen më minutën e 61-të. Pas një krosimi në zonë të Gnabrisë, Martinez përfiton nga rrëmuja në zonë dhe godet saktë, duke dërguar topin në rrjetë. 0-1 për Bajernin

që menjëherë bën një zëvendësim, duke larguar Hamesin për Goreckën. Në minutën e 63-të Levandovsk­i shënon edhe golin e dytë pas një aksioni perfekt. Gnabri brenda zonës pason për Rafinjën që gjen të zbuluar

polakun që shtyn topin drejt portës së boshatisur. 0-2 dhe gjermanët janë më të qetë në lojën e tyre. Ritmi i lojës bie pasi vendësit duken të pashpresë. Bajerni ka mundësinë për të shënuar dhe golin e tretë, por Roben nuk arrin në

kohë dhe topi bllokohet nga mbrojtësit vendës. Tre minutat shtesë nuk sjellin asnjë zhvillim interesant me përjashtim të rastit të humbur nga Gorecka. Bajerni shkon në kuotën e shtatë pikëve dhe merr kryesimin e grupit.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania