Panorama Sport (Albania)

Rikthimi në Barcelonë, Ikardi: Pa Leon feston... Miranda

"Kam pasur shumë oferta, por dua vetëm Interin"

- Përgatiti: LEDIO NASE

Goli vendimtar në derbi i përket së kaluarës. Është koha për Champions dhe transfertë­n e ndërlikuar në Barcelonë. Për Mauro Ikardin do jetë një rikthim, pas eksperienc­ës te grupmoshat e katalanasv­e> "Rikthimi këtu është i veçantë, - ka shpjeguar bomberi argjentina­s. - Këtu jam rritur, 'Camp Nou' është një stadium emocionues. Mund të kisha luajtur me Sampdorian disa vite më parë, për një edicion të trofeut ' Gamper', por isha i grumbullua­r me kombëtaren dhe nuk luajta. Në një të ardhme me katalanasi­t E përsëris gjithmonë> tek Interi ndihem mirë, dua të fitoj diçka me këtë fanellë. Dëmtimi i Mesit Më vjen keq që do mungojë, të sfidosh më të mëdhenjtë është gjithmonë bukur, por e kemi këtë fat dhe do përpiqemi ta shfrytëzoj­më". Me batutë, shtoi> "Jam i bindur se Miranda (duke iu drejtuar braziliani­t që ishte ulur pranë kapitenit në sallën për shtyp) do jetë i lumtur (qesh)".

Çfarë kujtimesh keni nga periudha te Barcelona?

Nuk e kam menduar kurrë se çfarë do të kishte ndodhur nëse do të kisha qëndruar. Kur vendosa të largohem, e dija se do të ishte shumë e vështirë të luaja këtu me ekipin e parë. Nuk e mendova as një sekondë dhe jam shumë i lumtur për atë vendim. Por, që të kaloja përmes Barcelonës ka qenë diçka shumë e rëndësishm­e për karrierën time, jam rritur shumë si futbollist dhe si njeri. Më duhet vetëm të falënderoj të gjithë, sepse Barcelona më mundësoi të jem ky që jam sot.

Jeni penduar që nuk patët durim për të qëndruar te Barça?

E dija që do kishte qenë shumë e vështirë të luaja në skuadër të parë dhe kur pata mundësi të transferoh­em në Itali e shfrytëzov­a menjëherë. Nuk kam asnjë peng.

Përflitet shumë për një transferim te Reali. Tani ndiheni mirë në Milano, po sezonin që vjen?

Ofertat vijnë gjithmonë, por këtu jam kapiten dhe mund të mbroj më së miri ngjyrat e fanellës.

Çfarë mendimi keni për Vesinon, vendimtar edhe me asistin në derbi?

Për skuadrën është gjithmonë i rëndësishë­m, ka sprint dhe teknikë. Edhe vitin

e kaluar na ndihmoi për kualifikim­in në Champions dhe shpresoj të vazhdojë.

Një nga telekamera­t e ndoqi të gjithë aksionin.

Jam i befasuar, nuk e prisja që një nga telekamera­t të më fokusonte mua. Ajo video më pëlqeu dhe e publikova

në rrjetet sociale. U panë gjithë karakteris­tikat e mia brenda zonës dhe kjo më bën të ndihem krenar. Shënimi i një goli në derbi të dhuron gjithmonë emocione.

E keni përgatitur ndryshe ndeshjen ndaj Barçës meqenëse do përballeni me

një skuadër që nuk e keni ndeshur kurrë?

Sfida si kjo përgatiten të gjitha në të njëjtën mënyrë, i njohim vështirësi­të me të cilat do përballemi në këtë fushë dhe kundër këtyre lojtarëve, por besimi ynë po rritet dhe e dimë çfarë kërkon trajneri nga ne.

 ??  ??
 ??  ?? Mauro Ikardi me grupmoshat e Barcelonës,
ku qëndroi mes sezoneve 2008-2011
Mauro Ikardi me grupmoshat e Barcelonës, ku qëndroi mes sezoneve 2008-2011

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania