Panorama Sport (Albania)

Pep: Mendova të prish kontratën prej gjermanish­tes

"Si i shpëtuam sulmit terrorist në Mançester"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nga ai fëmija i përu lur, i cili luante futboll në rrugët e boshatisur­a, te trajneri që pushtoi këtë sport dhe tani babai, i cili arratiset nga kjo botë në shtëpinë e tij, duke dëgjuar muzikën e preferuar. Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, zgjedh përmes 6 këngëve të tij të preferuara, të shpjegojë momentet kryesore të karrierës së tij gjatë një interviste për gazetarin spanjoll Guilem Balague, për "BBC Radio 5 live". Katalanasi prek fëmijërinë, familjen dhe panikun pas sulmit terrorist në koncertin e Ariana Grandes në Mançester një vit më parë, siç nuk e keni dëgjuar kurrë më parë.

"DON'T LOOK BACK IN ANGER" (OASIS, 1996) - "E dashuroj këtë këngë, nuk mund të imagjinoni sesa shumë. Është e pabesueshm­e. Më jep ndjesitë më të mira të mundshme kur e dëgjoj, është një kryevepër. Sa herë dalim, e këndojmë së bashku. E dashuroj. Më pëlqen pas asaj që ndodhi në Mançester, në Arenë. Tani është një këngë e popullit. Është shumë prekëse për familjen time dhe për mua. Kur ndodhi sulmi, isha në shtëpi me djalin dhe gruaja me vajzat kishin shkuar në Arenë. Ajo më telefonoi, por linja ra menjëherë. Më tha se ' ka ndodhur diçka dhe po vrapojmë', por nuk e dija çfarë kishte ndodhur dhe pastaj telefonata u shkëput. U përpoqëm t'i telefononi­m mbrapsht, por nuk funksionoi. Shkuam në Arenë pas 5-6 minutash dhe ajo telefonoi përsëri dhe tha: 'Dolëm, tani po kthehemi në shtëpi'. Në fund ishim me fat, shumë njerëz vuajtën, por ne ishim me fat. E tillë është jeta. Ishim shumë më me fat sesa shumë të tjerë".

"THE HEALING DAY" (BILL FAY, 2012) - “Në muzikë, ndonjëherë më pëlqejnë tingujt, ndonjëherë teksti. Kjo këngë do të jetë ajo që më kujton periudhën e jetës në Mançester. E dëgjoj shpesh. Më pëlqen shumë ajo dhe Bill Fay. Është kënga perfekte kur qëndron në shtëpi dhe lexon një libër apo je me fëmijët. Çdo njeri do botën e tij kur është i lodhur dhe unë zgjedh shtëpinë. Vetëm atje ndihem i sigurt. Them i sigurt në kuptimin që nuk më shikon njeri. Mbyll derën dhe ndihem i sigurt. E njoh këtë punë që bëj prej moshës 18-19 vjeç. Kam jetuar shumë vite në këtë lloj jete dhe nuk është një problem. Por kur dua të arratisem, streha është shtëpia, gruaja, fëmijët. Është i vetmi vend ku mund të

bëj çfarë të dua, ku jam i lirë të bëj të gjitha gjërat idiote dhe të mos gjykohem. Gruaja ime, Kristina, dhe fëmijët e dashur që kemi, ndonjëherë më thërrasin: 'Pep, Pep!', por nuk marrin përgjigje. Sepse unë jam zhytur në botën time. Profesioni im është shumë kërkues. Kristina është një grua e pabesueshm­e, jo vetëm një nënë e tillë. Kur diskutonim për t'u zhvendosur në Nju Jork, Mynih dhe Mançester, nëse ajo do të vendoste që të mos shkonim, nuk do ta bënim. Unë nuk mund të jem i vetëm në këtë lloj profesioni pa familjen time".

"FIESTA" (JOAN MANUEL

SERRAT, 1970) - “Serrat është një nga këngëtarët më të mirë në Katalonjë, në Spanjë, dhe kjo këngë më sjell gjithnjë gëzim. Më pëlqen shumë. Festa e Shën Joanit, për të cilën flet kënga, është një festë tipike në Katalonjë, që festohet më 23 qershor me zjarr në plazh apo rrugë, ku të gjithë kërcejnë dhe argëtohen. Unë nuk jam një djalë që ka shkuar shpesh në festa. Kur isha 13 vjeç, shkoja në akademinë e Barçës. Përpiqesha gjithnjë që të isha i përqendrua­r dhe nuk shkoja kurrë në disko apo pabe për të pirë. Por, në verë, kur mbaronte shkolla, të gjithë shkonin në festën

e Shën Joanit dhe është një këngë që më kujton shumë qytetin tim të vogël të Santpedori­t kur isha i ri. Është e pamundur që unë të kisha jetuar një fëmijëri më të lumtur sesa kjo. Nuk ishim një familje e pasur. Ishim njerëz normalë, më shumë të varfër sesa të pasur, që jetonim në një qytet të vogël dhe çdo ditë unë isha në rrugë pa semaforë, makina, gjithnjë duke luajtur, bërë xhiro me biçikletë, futboll, basketboll, tenis, not. Më kujtohet shumë mirë kjo gjë. Zgjohesha, dilja jashtë, pastaj në shkollë, pastaj sërish në rrugë derisa mami thërriste: 'Hajde brenda të hash darkën'. Gjërat kanë ndryshuar shumë dhe mendoj se fëmijëve u mungon pak kjo tani, veçanërish­t nëse jeton në qytete të mëdha. Unë kam jetuar në Barcelonë, Nju Jork, Mynih dhe tani në Mançester, por isha kaq i lumtur në atë kohë të jetës. Kam kujtime fantastike. Nuk jam më i njëjti kur isha fëmijë. Është normale. Nuk jam as ai që isha një vit më parë. Edukimi i prindërve, shkollës, shokëve, është diçka që do ta mbash për gjithë jetën, por ne ndryshojmë. Unë isha një djalë, tani jam një baba, ndoshta pas disa vitesh do të jem një gjysh".

"AMOR PARTICULAR"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania