Panorama Sport (Albania)

Dibala: Champions më fuste në panik, por tani ia dola

“Nuk e pranova zëvendësim­in, por gabova ndaj Alegrit”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Për dy vite, Paulo Diba la “europian” nuk ka shkëlqyer kurrë. Maksimumi është ndezur në disa çaste të caktuara, pak sinjale drite, por shumë net i fikur. Por në “Old Trafford”, ai shënoi golin e katërt personal në këtë edicion të Ligës së Kampioneve dhe më në fund ka mundur të hyjë në atë dimension që të gjithë prisnin prej tij. “Nuk e di nëse ky është një dimension i ri për mua, por di të them se është shumë bukur të shënosh në ndeshje të këtij niveli. Më kishte ndodhur edhe në ‘Uembli’, dy stadiume që do t’i kujtoj përjetë”, bën hyrjen Dibala.

Paulo, e dini se herën e fundit që Juvja fitoi në “Old Trafford” fitoi me gol të Del Pieros, me Aleksin, që në momentin e zëvendësim­it, pa edhe të gjithë stadiumin në këmbë për të?

Eh... Unë këtë nder nga tifozëria angleze nuk e pata...

Nuk u dukët shumë i lumtur për zëvendësim­in. E konfirmoni?

Një lojtar nuk do donte kurrë të dilte nga fusha. Pastaj, me adrenalinë­n që të përshkon kur luan, të ndodh që të reagosh edhe ashtu. Por e kuptoj që nuk veprova drejt. Duhej të pranoja vendimin e trajnerit, i cili ka shumë zgjedhje për të bërë dhe nuk është e lehtë të marrësh vendime. Sinqerisht, e pranoj se gabova, por janë gjëra që ndodhin.

Beson se ky është goli i shenjtërim­it tënd europian?

Mundohem që të punoj dhe të bëj gjithmonë gjërat e duhura, ato që më kërkon trajneri dhe që u nevojiten shokëve të mi. Jam i lumtur për golin, por më mungon ende shumë për të bërë hapin e madh.

Keni vuajtur një farë kompleksi në Champions në karrierën tuaj, por di që në katër ndeshjet e fundit radhazi keni shënuar 5 gola me Juven, po kaq sa kishit shënuar në total në 24 sfidat e mëparshme?

Nuk arrija të shënoja në këtë kompeticio­n. Vija gjithçka kisha në fushë, por goli nuk vinte dhe me të drejtë e vura në diskutim rolin tim. Tani po

ndodh e kundërta dhe po kërkoj që të qëndroj i qetë dhe të vazhdoj me këtë ritëm. Por me ndeshjen e bërë në Mançester, besoj se e mposhta panikun e Champions-it.

Sa ju peshonte konfirmimi, pesha e lojës suaj në Europë?

Jo, kam qëndruar gjithmonë i qetë dhe kam vazhduar të punoj në heshtje dhe të bëj gjërat e mia, siç kam bërë gjithmonë.

Me mbërritjen e Ronaldos, vëmendja dhe presioni është i gjithi mbi të, ndërsa ju keni një rol më të prerë. Mos ndoshta ky fakt paradoksal­isht mund t’ju ndihmojë?

Te Juventusi na pëlqen kur flitet në shumës, kur flitet për ne, sepse kjo na jep besim, na karikon. Prandaj përgjigjem jo, nuk më pëlqen që të qëndroj në hije dhe ky nuk është një avantazh.

Ju turbullon fakti i të mos qenit një titullar i padiskutue­shëm?

Të pasurit garancinë e rolit të titullarit varet nga unë mbi të gjitha. Duhet ta tregoj në fushë që e meritoj. Pastaj, e thashë edhe më parë, për Alegrin nuk është e lehtë, sepse ka shumë zgjidhje mes shumë lojtarësh, sidomos në repartin e sulmit. Të pasurit në skuadër një si Kristiano Ronaldo, që e ka vendin e titullarit të garantuar, na bën që stimujt të shtohen, sepse jemi shumë në garë për një vend nga minuta e parë dhe vende për të fituar këtë “betejë” brenda skuadrës në sulm mbeten vetëm dy fanella të tjera. Prandaj, të gjithë në stërvitje na duhet të japim maksimumin.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania