Panorama Sport (Albania)

Flamurtari, Daja kritika sulmit

“Edhe mbrojtja është me probleme, pres që të ndryshoni lojë duke filluar nga Teuta”

- ERMAL SIKA

ë Vlorë kërkojnë trepikëshi­n edhe me Teutën. Edhe pse skuadra fitoi ndaj Tiranës, trajneri nuk ka mbetur totalisht i kënaqur me lojën. Gjatë analizës së zhvilluar, Ilir Daja u ka kërkuar lojtarëve që të shmangin euforinë dhe të përmirësoh­en në sulm e mbrojtje. “Me Teutën është një tjetër histori. Vijmë nga fitorja, por duhet që të jemi me ‘këmbë në tokë’. Nuk kemi bërë asgjë sa i përket asaj që ne presim. Kemi edhe shumë punë përpara, pasi janë shumë ndeshje. Duhet të respektojm­ë kundërshta­rin, por nuk duhet që ta mbivlerëso­jmë më shumë se veten. Kemi ende shumë punë në drejtim të manovrës, por nëse ju do të hyni në fushën e lojës me mentalitet fituesi, do të arrijmë që të triumfojmë edhe në këtë ndeshje”, kështu u është drejtuar fillimisht 52- vjeçari lojtarëve. Por, trajneri ka kërkuar më shumë gola, madje nga të gjitha repartet, pavarësish­t se e ka përqendrua­r më shumë vëmendjen tek Alvesh dhe Bushiç. Pjesë e kritikave ka

qenë edhe mbrojtja, ndaj ua ka bërë të qartë se ndaj durrsakëve pret tjetër paraqitje. “Nuk jeni gjëkundi me shënimin e golave. Sulmi nuk është në nivelin dhe prodhimtar­inë e duhur. Alvesh dhe Bushiç duhet që të marrin më shumë përgjegjës­i, ashtu sikundër edhe pjesa tjetër e ekipit. Kam rezerva edhe për mbrojtjen. Kërkoj të bëni ndryshimet përkatëse në paraqitjen tuaj në ndeshjen me Teutën”, mësohet të ketë thënë Daja. FORMACIONI Formacioni fitues nuk ndryshohet. Kjo ide përqafohet edhe nga trajneri. Megjithatë, jo gjithmonë ndodh kështu. Duke u përshtatur me rrethanat dhe kundërshta­rin, ka të ngjarë që të ketë lëvizje. Janë dy variante të formacioni­t që Flamurtari do të ketë përballë Teutës. I pari është formacioni

që u aktivizua që nga minuta e parë me Tiranën. Kështu, në portë do të jetë Koliçi, në mbrojtje priten Siljanovsk­i, Veliu, Pollozhani dhe Musta. Në mesfushë pritet Useini, Batha dhe Torasa, ndërsa në sulm Hyseni, Bushiç dhe Alvesh. Por, ka edhe një opsion dhe nuk përjashtoh­et mundësia që Veliu të ulet në stol, ashtu sikundër edhe Hyseni dhe vendin e tyre ta zënë Deliaj me Mustafën. MUNGESAT

Dy mungesa të sigurta pritet që të ketë Flamurtari në ndeshjen me Teutën. Në fakt janë ata lojtarë që edhe dihen.

Edhe pse u mendua se mund të rikthehesh­in për të marrë minuta këtë javë, trajneri nuk mendon kështu. Kristian Sirgi e ka kaluar dëmtimin në hundë, por pengesë për të mbetet maska. Mbrojtësi ende nuk është i gatshëm për aktivizim, edhe pse stërvitet me grupin. Në këto kushte, gjasat janë që ai të mungojë ende edhe për disa javë, ndoshta edhe mund ta ketë mbyllur vitin. Mungesë në ndeshjen me Teutën do të jetë edhe Albi Alla. Ky i fundit vijon të stërvitet i diferencua­r dhe nuk dihet ende se kur mund të rikthehet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania