Panorama Sport (Albania)

Tirana ngec ndaj Kamzës, lojtarët “sherr” me tifozët

Asion Daja përplaset me ultrasit, Mema acarohet: Gabime amatoreske

- ABDULLA DUSHKU

Tirana "lloc" edhe në Kamzë dhe është në krizë të thellë rezultates­h. "Armata" e Ardian Memës ndalet nga ekipi i Klodian Duros, që ndryshe nga takimi i parë i këtij sezoni kur fitoi në "Selman Stërmasi", këtë herë kënaqet me një pikë. Në ndeshjen e parë të fazës së dytë, Tirana sërish gabon, paçka ndërhyrjev­e të Ardian Memës dhe mbetet në vendin e tetë me nëntë pikë. Ekipi bardheblu, ndonëse në pjesën e dytë, luajti mirë, por nuk arriti të fitonte. Për sa i përket Kamzës, sërish ajo merr pikë, por falë të pezulluarv­e që në sekondën e fundit, me ndërhyrjen e Duros kthehen në fushë.

NDESHJA - Nëse te Kamza të pezulluari­t ishin në fushë, te Tirana Mema ka vendosur standardin e ndëshkimit. Maveje e Turtulli jashtë e SentamuAti­nga në fushë. Gjithsesi, mbrojtja e improvizua­r për pak sa nuk pëson gol. Karabeci tenton nga larg, por nuk ia del të surprizojë Avdylin, ashtu si edhe Idrizaj. Luhet një ndeshje pa raste loje, por ato për moviolë, ku Sentamu godet me bërryl Arrabalin, por falet nga gjyqtari dhe nuk ndëshkohet me të kuq. Tirana është apatike, ndërsa Kamza kontrollon lojën, pa rrezikuar portën e Likës. Dy rastet më të mira për secilën skuadër ndodhin dy minutat e fundit të pjesës së parë. Roloviç përfiton nga një huq i Hoxhallari­t, që gabon shumë rëndë, godet, por Lika me ndërhyrjen e tij mban në lojë Tiranën. Nuk kalojnë as pak sekonda dhe Greca në krahun tjetër i jep një asist, Sentamusë, por ky i fundit vetëm me portierin tregohet i papërgjegj­shëm dhe godet mbi traun e portës. Me kaq mbyllet pjesa e parë.

PJESA E DYTË - Ndeshja nis me dy minuta vonesë, por Tirana lë Dokën në dhomat e zhveshjes, për shkak të një kontraktim­i. Në vend të tij, Maveje që rregullon lojën në mesfushë, ndërsa Daja spostohet mbrojtës i djathtë. Duket sikur në pjesën e dytë, Tirana ka një marrsh më shumë. Si Greca dhe Sentamu kanë raste të pafalshme për gol, por në fund dyshja ia del që në një kundërsulm të shënojë. Inkursion i Grecës në qendër që pason për Sentamunë, i cili vetëm me portierin në tentativën e tretë shënon golin e avantazhit. 0-1 dhe Mema qetësohet. Por, festa nuk vazhdon shumë, pasi në minutën e 69-të, pas një ekzekutimi të një goditjeje dënimi të Plakut, Lika grushton keq topin, sfera goditet nga Fukui që arrin të barazojë lojën. 1-1 dhe Kamza zgjohet. Të dyja skuadrat hapen dhe kërkojnë të bëjnë diçka për të fituar takimin. Në minutën e 75-të, Karabeci ekzekuton mjeshtër-

isht një goditje standarde dhe fluturimth­i portieri Avdyli nxjerr në korne. Tre minuta nga fundi, Hasani bën një faj të rëndë, duke humbur një gol të sigurt. Edhe pse është përballë me portën pothuajse të boshatisur, godet keq dhe nuk shënon golin e fitores. Si shanset e

Atingës, edhe Plakut nuk japin rezultat. Kamza- Tirana mbyllet 1-1 me vendësit që në dy takimet e para i kanë marrë katër pikë Tiranës, bardheblut­ë sërish në krizë rezultates­h. Për Ardian Memën, malorja sapo ka nisur, pasi Tirana ka humbur ADN-në e saj, atë të fitores...

 ?? FOTO: F.Hazizllari ?? Çast nga ndeshja e djeshme
FOTO: F.Hazizllari Çast nga ndeshja e djeshme
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania