Panorama Sport (Albania)

Empoli i frikëson, dopieta e Ronaldos shpëton Juven

Beratasit rezistojnë deri në fund dhe marrin një pikë

- BUJAR RAMA

Mbyllet "i bardhë" takimi Apolo nia- Tomori në "Loni Papuçiu", ndeshje në kuadër të javës VII të Grupit B në Kategorinë e Parë. Fierakët "kanë harruar" të fitojnë, a thua një "mallkim" në fushën e vet. Ca më keq akoma: Apolonia as gol nuk di të shënojë më në Fier! Për "flash back" statistike sportive, në 8 ndeshjet e fundit në kampionat që janë luajtur në Fier, qysh nga 24 shkurti 2018, Apolonia ka shënuar vetëm në dy ndeshje: 3-1 ndaj Pogradecit më 5 maj (e fundit fitore ndër 8 ndeshje në Fier) dhe 1-1 me Lushnjën përpara dy javësh. NDESHJA

Miho nuk bën shumë lëvizje në formacion. Apolonia duket e çorientuar, beratasit zotërojnë mesfushën, por Ogbodike dhe Friday nuk çajnë dot në "fortifikat­ën" e prapavijës fierake. Bardhejesh­ilët "futen" në lojë, qarkullojn­ë më dendur topin, edhe pse paksa konfuzë, dhe shënojnë të parin rast kronike. Minuta e 9-të dhe Hysenshaha­j kroson nga këndi i majtë, Sota gjuan me kokë, por sfera nuk i bindet dhe shkon mbi traun e portës mike. Është radha e Tomorit, që në minutën e 27të krijon panik te porta fierake. Gjonaj harkon drejtpërdr­ejt në zonë nga një këndore e majtë dhe mes rrëmujës Harizaj bën një grushtim të vështirë. Në pjesën e dytë, Devolli rrit besimin se mund ta fitojë këtë takim, teksa sheh dhe konfuzioni­n e ofensivës së Apolonisë. Dyluftime në mesfushë, të dyja skuadrat luajnë edhe pak ashpër, sidomos Tomori, ngaqë synojnë fitoren, teksa Apolonia ndihet më e trysnuar. Kalon gati gjysma e pjesës së dytë me një lojë pa busull dhe larg portave. Në të 67-ën minutë, Dobra djathtas shfaqet i vetëm me Harizajn, por portieri fierak largon me këmbë në anësore. Në fushë ndihen britmat e Mihos dhe Devollit, të dy gjatë gjithë ndeshjes më këmbë, për të marrë maksimumin nga ekipet e tyre. "Shkundet" Apolonia dhe krijon tri raste të njëpasnjës­hme goli në harkun e vetëm tri minutave, duke nisur që nga e 76-ta. Në minutën e 79-të Meto merr përsipër një goditje dënimi nga 20 metra distancë, në pozicion thuajse ballor, gjuan saktë për gol, por topi largohet nga Braçe me grushtim. Një barazim i merituar për të dyja skuadrat.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania