Panorama Sport (Albania)

Kesi-Çalhanoglu KO, Gatuzo: Digjem në zjarr për Milanin

Kristika për Higuainin: S’e dua nervoz, por motivues

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Në fundjavën e fun dit të tetorit, Xhena ro Gatuzo e gjen veten në udhëkryq. Sot në ora 18: 00 Milani do të zbresë përsëri në “San Siro”, aty ky tri ditë më parë “humbi busullën dhe fiku dritat”. Kuqezinjtë duhet të rindizen sa më shpejt, madje edhe të gjejnë koordinata­t. Nëse nuk ia dalin, Rino do të jetë në rrezik të madh. Në konferencë për shtyp, trajneri i “Djallit” u shfaq si zakonisht, a thua se nuk e ndien trysninë. Ai është i vetëdijshë­m për situatën, por edhe për delikatesë­n e sfidës së sotme, teksa për gazetarët tha:

“Sampi ka pësuar vetëm katër gola dhe luan shumë mirë. Duhet të jemi shumë të zotët e të lodhemi shumë për të marrë fitoren. Ndaj tyre dua të shoh në fushë 23 luanë, të mbushur me sens përkatësie dhe dëshirë për fitore. Taktikën le ta lëmë mënjanë, dua të shoh një tufë qensh të tërbuar sepse në nivel adrenaline jemi përtokë. Qasja e duhur është ajo që shfaq gjithnjë Kutrone”. Pikërisht sulmuesi i ri është një nga kandidatët më të mundshëm për një fanellë titullare, sepse Gatuzo po mendon të ndryshojë skemë duke kaluar nga 4-3-3 në 4-4-2. “Kemi marrë dy grushte të rënda, por nuk kemi vdekur ende. Kush mendon se jam shuar, gabohet rëndë. E di që mund t’i jap ende shumë ekipit dhe klubit. Mendoj se mund t’u jap më tepër qetësi djemve sepse luajmë akoma të trembur. Në fushë duhet të kërkojmë edhe argëtimin, sepse dikur e bënim, por prej disa ndeshjesh, jo më”, deklaroi Gatuzo.

PA ALIBI — Milani është i bashkuar dhe analiza e trajnerit duket e kthjellët kur sqaron se: “Vozisim të gjithë në një drejtim, teksa besimi i drejtuesve është ekzistent dhe i prekshëm. Ajo që po tregojmë në fushë nuk mjafton, por njëkohësis­ht nuk mund të dorëzohemi sepse jemi ende në tetor. Sezoni është i gjatë, ndaj secili le të marrë përgjegjës­itë e veta. Nëse fitojmë me Sampin, do të gjendemi tri pikë larg zonës Champions, ndërkohë që kemi një ndeshje të prapambetu­r për të luajtur. Nevojitet besim në punën tonë”. Besimi është sinonim i dëshirës dhe jo i nervozizmi­t, teksa në këtë pikë në apel nuk mungon as Higuain, për të cilin Rino tregoi: “Nëse skuadra nuk funksionon, Gonzalo nuk ka si të shërbehet. Nga ai nuk pres nervozizëm, por duartrokit­je

inkurajues­e për shokët dhe shpirt udhëheqësi”. Jo vetëm argjentina­si, sepse trajneri u beson të gjithëve, teksa mbylli konferencë­n duke deklaruar: “Për djemtë nuk vendos dorën në zjarr, por të gjithë trupin. Shoh që i ndjekin udhëzimet, ndaj nuk më shqetëson ky aspekt”.

 ??  ?? Moment dyluftimi nga MilanSampd­oria e sezonit të kaluar
Moment dyluftimi nga MilanSampd­oria e sezonit të kaluar
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania