Panorama Sport (Albania)

Mane dhe Shaqiri spektakël, kreu i Liverpulit

"Kisha javë që e prisja përpara tifozëve, jam krenar dhe të vazhdojmë kështu"

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Një pasdite admin istrimi të zakon shëm. Të paktën në aspektin e lojës. Po, sepse pavarësish­t rezultatit, Liverpuli "rrezikon" pak më shumë sesa ishte e nevojshme. Pavarësish­t se e mbyllën Kardifin në gjysmëfush­ën e tyre (80% kundër 20% zotërimi i topit), "reds"-at vuajnë të gjejnë golin e sigurisë. Dhe kur e shënojnë ( me Manenë), pësojnë gol. Një "problem" që e zgjidh në fund Mane, Shaqiri dhe Salah, vrasës në kombinimet e tyre ndaj uellsianëv­e. Liverpuli ngjitet kështu në kuotën e 26 pikëve, duke marrë përkohësis­ht kreun në pritje të përgjigjes së Sitit në transfertë­n e vështirë kundër Totenhemit nesër mbrëma. Pas vetëm 10 minutash, Klop feston golin e parë falë Salahut, i cili shfrytëzon një rrëmujë në zonë. Duket preludi i një goleade, por në të vërtetë, Kardifi, edhe pse vuan shumë, i reziston presionit të Liverpulit. Tri mrekulli të Etherixh dhe ndërhyrje mbi vijën fatale (ajo e Lalanës në 46' ishte një gol i sigurt), bëjnë që vendësit të mos arrijnë të finalizojn­ë. Ata duhet të presin fundin e ndeshjes për të goditur sërish, kur Mane, Salah dhe Shaqiri që aktivizohe­t pas një ore lojë në vend të Lalanës, ngjiten në katedër. Senegalezi bën 2-0 me një diagonale spektakola­re në zonë, por Paterson gjen golin që rindez fundin e ndeshjes.

"Drithërima­t" zgjasin vetëm 7 minuta. Sepse Shaq është kirurgjik në zonë pas një topi të Salahut: driblim dhe e majta e tij shkon atje ku portieri nuk mbërrin dot. Është sërish Mane (tjetër asist i Salahut), që jep edhe goditjen finale që mbyll ndeshjen.

SHAQIRI - "Jam shumë i lumtur që shënova. Kisha disa ndeshje që prisja për këtë. Jam krenar që shënova golin tim të parë përpara tifozëve dhe shpresoj të vazhdoj kështu. Trajneri më tha të hyj në fushë dhe ta shijoj ndeshjen, ndihmoj skuadrën dhe luaj lojën

time. Përpiqem të bëj gjithnjë më të mirën. Jemi një skuadër e madhe dhe për të qenë të suksesshëm, duhet t'i fitosh këto ndeshje. Është fillimi i sezonit, kështu që duhet të vazhdojmë kështu nëse duam që të kemi një vit të suksesshëm", tha Shaqiri në fund të ndeshjes.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania