Panorama Sport (Albania)

Vllaznia ndalet në Shënkoll, Besa merr kreun

Pikë shprese për shënkollas­it që tentojnë t'i largohen fundit

- PRENG GJIKOLA

Vllaznia ndalet në javën e shtatë në një barazim pa gola në transfertë­n me Shënkollin. Kuqeblutë ruajnë kreun e klasifikim­it në Grupin A, duke mos pasur ndryshim në kolonën e humbjeve as pas një transferte të tillë të vështirë. Takimi nis me epërsi të vogël të shënkollas­ve...

Vllaznia ndalet në javën e shtatë në një barazim pa gola në transfertë­n me Shënkollin. Kuqeblutë ruajnë kreun e klasifikim­it në Grupin A, duke mos pasur ndryshim në kolonën e humbjeve as pas një transferte të tillë të vështirë.

PJESA E PARË

Takimi nis me epërsi të vogël të shënkollas­ve, të cilët ia dolën që në të 6-ën minutë kur sulmuesi David, pasi merr një top nga mesfusha dhe depërton në zonë afër pikës së bardhë, gjuan por topi nuk kishte forcë. Në të 12ën, futbollist­ët shënkollas arritën që ta shtynin Vllazninë thellë në zonën e saj, duke e detyruar që të ta kthente topin te Sherri, gjë që për pak sa nuk shkaktoi autogol. Vetëm në të 32-ën Vllaznia ia del që të shkelë zonën shënkollas­e me anë të Bilalit, i cili me manovra të shpejta depërton në zonë, por mbrojtësit, konkretish­t Zefi, e zmbraps këtë rrezik nga zona e tij. Në të 40-ën ishte sulmuesi Zogaj që nga majta provon të godasë portën nga larg, por në pozicion Rin. Danaj me vështirësi e pret topin. Pas këtyre dy rasteve të Vllaznisë, loja zhvendoset në mesfushë, duke u spostuar nga gjysmëfush­a shkodrane dhe mbyllet me rrjeta të paprekura ky fraksion. PJESA E DYTË Fraksioni i dytë ka nisur edhe më spektakola­r, pasi Vllaznia dhe Shënkolli kërkojnë avantazhin. Të parët që rrezikojnë

ishin futbollist­ët e Vllaznisë me anë të Hajdarit dhe Zogajt, por ky i fundit pengohet duke fituar një goditje dënimi që ekzekutohe­t nga Gurishta në të 60-ën, por në pozicion portieri Rin. Danaj e grushton. Në të 65- ën Vllaznia hidhet përsëri në

kërkim të golit me një sulm të shpejtë me anë të Zogajt dhe Xhunior, por pengohen me faull, duke fituar një goditje dënimi rreth 35 metra larg portës së Shënkollit. Ekzekuton Zeqja dhe gardiani shënkollas Rin. Danaj e grushton në këndore. Sapo

topi rivihet në lojë, kontrolloh­et nga Krymi në të 68-ën që gjuan fort nga larg, por portieri Rin. Danaj, në pozicion, pret me vështirësi. Në të 71-ën Vllaznia kishte mundësinë e artë për të kaluar në avantazh me anë të Zeqes, por ky i fundit shpërdoron para portës së Rin. Danajt. Pas këtyre rasteve, loja e ul ritmin, duke u zhvendosur në mesfushë me ndonjë sulm sporadik nga të dyja skuadrat, pa rrezik. Takimi mbyllet pa gola, për rrjedhojë duke u ndalur Vllaznia për herë të parë gjatë këtyre 7 javëve kampionat në fushën sportive të Shënkollit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania