Panorama Sport (Albania)

Shpërthen Lenjani, në Zvicër nuk ndalet as Seferi

Ish-sulmuesi i Kombëtares U-21 është i papërmbajt­shëm dhe pret vetëm gradimin nga Panuçi

- OLSI AVDIAJ

Shqiptarët shpërthe jnë në Zvicër. Gola dhe formë e mirë nga futbollist­ët kuqezi, pavarësish­t rezultatev­e të skuadrës. Në Superligë, Ermir Lenjani shënon dopietë, ndërkohë që Xhaka del me tri pikë përballë skuadrës së Grasshoper­sit, ku Arlind Ajeti "vuajti" përballjen me të vëllain, Albianin. Në Ligën e Dytë helvete, i zakonshmi Seferi shënon emrin në listën e golashënue­sve. E treta ndeshje radhazi për sulmuesin që ka përfunduar aventurën e tij me Kombëtaren U- 21 dhe tanimë pret vetëm gradimin zyrtar nga Kristian Panuçi. DOPIETA

Ermir Lenjani shënon dy gola, por nuk feston. Tingëllon çuditshëm, por kur përballë ishte skuadra kampione në fuqi, diçka e tillë mund të ndodhë. E në fakt, mesfushori i Kombëtares ishte i papërmbajt­shëm. Dy gola për Sionin, por Jong Bojs ia del që me dy gola në fundin e takimit, ta çojë në 3- 2 takimin, pasi kishte ngushtuar shifrat në startin e së dytës. Në fillim, Lenjani ndjek si një "vrasës" zone. Një aksion nga e djathta dhe mesfushori kuqezi ndjek vrullshëm rrjedhën dhe është brenda në zonë, aty ku duhet për ta dërguar sferën në rrjetë. Sion merr zemër dhe është sërish Lenjani që shërben për t'i dhënë "krahë". Një top i rrëmbyer mjeshtëris­ht nga shqiptari, i cili pasi driblon dy kundërshta­rë, drejtohet me shpejtësi në hyrje të zonës ku gjuan fuqishëm. Sfera përplaset te një prej mbrojtësve dhe përfundon në rrjetë. Skuadra e Sionit e ka regjistrua­r si gol të shqiptarit, ndërkohë që në të dhënat e ndeshjes, ai është cilësuar si autogol i mbrojtësit që devijoi sferën, që realisht do të ishte keqardhje nëse s'do të kishte autorësinë e Lenjanit. TAULANT SEFERI

Fiks në kohë. Sapo ka përfunduar aventurën me Kombëtaren U-21 prej moshës, Taulant Seferi po shkëlqen në Ligën e Dytë helvete dhe është në pritje vetëm të gradimit final për t'u katapultua­r në kuqezinjtë e Panuçit. Sulmuesi i Uinterthur ka realizuar në të tretën ndeshje radhazi. Dje, skuadra e tij ka barazuar 2- 2 në transfertë me Shafhausen. Trankuili hapi sfidën në të

34-ën dhe shqiptari barazoi në pjesën e dytë, në minutën e 64-t. Katër minuta më vonë, futbollist­i kuqezi është ndëshkuar me të verdhë dhe në minutën e fundit të takimit, në të 90- ën, është zëvendësua­r.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ?? Taulant Seferi duke festuar golin me Uinterthur
Taulant Seferi duke festuar golin me Uinterthur

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania