Panorama Sport (Albania)

Duro: Ndërhyra për pezullimet, barazimi është i pranueshëm

-

Trajneri Klodian Duro në fillim ka pranuar se pika e kënaq, pasi se si shkoi takimi nuk mund të kishte marrë më shumë. Duro komentoi për "SuperSport" në emisionin "Gol pas Goli", duke theksuar se ishte ai, që e bindi presidenti­n Qarri që të falte të dënuarit. "Pësuam shumë lehtë, siç ka ndodhur, por duhet të pranojmë këtë rezultat që na dhuroi fusha. Ka qenë pak e vështirë, pasi vinim nga një humbje me Skënderbeu­n", u shpreh Duro që foli edhe për pezullimet e lojtarëve. "Pezullimet? Ka qenë një situatë e vështirë, sepse vinim nga një humbje me Skënderbeu­n. Presidenti ka të drejtën e tij që të pezullojë lojtarë dhe unë kam qenë në kontakt të vazhdueshë­m me të dhe bëra përpjekjet që të rikthej lojtarët në stërvitje, pasi ne humbim të gjithë dhe fitojmë të gjithë. U munduam që të zhvillojmë të njëjtën lojë. Duhet të shënonim në pjesën e parë, pasi kishim rastin me Roloviç, që po të kishte qenë më i kujdesshëm, do ta kishim mbyllur pjesën e parë në avantazh. Të pësosh gol nga një goditje këndi e jona në kundërsulm, më vjen keq. Barazimi na jep një motiv shtesë që mund të marrim rezultat", deklaroi Duro. Trajneri foli edhe për anën taktike dhe sesi e zgjidhi ndeshjen, ndonëse kishte shumë mungesa në ekip. "Ishim të kushtëzuar për shkak se nuk kishim Teqjen dhe Malajn e Beqirin të dëmtuar. Isha i kushtëzuar në zgjedhjet e mia. Nëse do të kishim qenë pak më të shpejtë dhe aktiv, këtë ndeshje duhet ta fitonim që në pjesën e parë. Kishim një ekip si Tirana që mua m'u duk një ekip i fortë për t'u mundur. Pika e sotme (djeshme) na vlen ne për vazhdimësi­në", tha më tutje Klodian Duro. Ky i fundit pranoi se pika i qëndron ngushtë, por do ta pranojë për të ardhmen. "Ne luajtëm për ta fituar këtë ndeshje. Në pjesën e dytë, Tirana na vuri në vështirësi, pasi na kapi lart në presing, por ne u rikthyem në lojë dhe në momentin tonë më të mirë gabuam në atë goditje këndi dhe duhet të korrigjohe­mi. Më lë shije të hidhur të ndëshkohem­i në këtë mënyrë. I përgëzoj djemtë që u rikthyen në lojë dhe barazuan. Kishim mundësi dhe për të fituar, por për momentin jemi në këtë gjendje dhe duhet të pranojmë këtë rezultat", mbylli Klodian Duro.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania