Panorama Sport (Albania)

Mema: Nuk jam këtu për të stërvitur fëmijë

Trajneri-Likës: Këto gabime s’janë për Superioren

-

"Nuk jam këtu për të stërvitur fëmijë. Secili të marrë përgjegjës­itë që i takojnë". Ardian Mema i dërgon një mesazh të qartë Ilion Likës dhe kujtdo tjetër për gabimin që bëri në rastin e golit të barazimit. Në emisionin "Gol pas Goli" të "SuperSport", Mema deklaroi se ai që gaboi, do të ulet në stol. Mema tha se skuadra ka probleme të shkojë te goli si dhe akuzoi gjyqtarin për arbitrim të njëanshëm, ndonëse këtë akuzë e mbajti me rezervë. Ja intervista e Ardian Memës pas ndeshjes me Kamzën. Barazimi në fushën e lojës ishte rezultati më i drejtë. Ju kënaq?

Për mënyrën sesi erdhën episodet e lojës, kishim mundësi më shumë për të shënuar. Do ta shoh ndeshjen në TV dhe një herë, por kam pak rezerva për gjyqtarin. Nuk po flas tani, sepse jam i ngarkuar emocionali­sht. Rasti i golit të pësuar, por ka dhe dy- tre raste të tjera, por nuk e kam për justifikim për lojtarët e mi. Lojtarët duhet të bëjnë punën e tyre, gjyqtarin do ta shoh vetëm unë. Për lojtarët nuk pranoj të më justifikoh­en për gjyqtarët. Do t'i shoh rastet vetëm unë, por kam rezerva ndaj arbitrit.

Dy pjesë loje të ndryshme, por edhe rastet nuk i shfrytëzua­t?

E kisha përgatitur skuadrën me tre sisteme loje, edhe për ndeshjet e kundërshta­rit që kisha parë. E kisha përgatitur manovrën si në sulm dhe në mbrojtje. Lojtarët duhet të dinë ta lexojnë mirë situatën dhe si vepron kundërshta­ri, sesi duhet të bëjmë presion dhe si duhet të veprojmë në grup. Nuk është vendi për analiza, por them së në pushim u shpjegova diçka se si do manovronin në fushën e lojës dhe më doli diçka efikase. Lojtarët më kuptuan dhe e menduan këtë gjë dhe shkuam shumë afër fitores. Pjesa e dytë foli për ne, ndryshe nga takimi në Vlorë. Ekipi po rritet disi. Kemi nevojë për shumë punë, sidomos në aspektin taktik.

Skuadra duket se ka humbur toruan, sepse sërish pësoi gol nga një gabim individual... Të them të drejtim nuk kam zgjidhje për gabimet që bëjmë kur pësojmë gol. Janë gabime që nuk i bën një futbollist i Superiores. Secili merr përgjegjës­itë e veta për këtë pjesë. Nuk mund të bëj zgjidhje, sepse janë gjëra që futbollist­i sapo fillon sportin, i mëson këto gjëra. Nuk jam këtu për të stërvitur fëmijë. Nëse do të ndëshkohem­i nga këto gola, nuk di çfarë të them dhe si mund të veprojmë. E vetmja rrugë është të fusim dikë tjetër. Nuk jam për ndëshkim lojtarësh, por për rregullim dhe për mesazhe. Çdo lojtar do të marrë mesazhin e tij.

Loja nga krahët mos ndoshta duhet të ishte e kundërt, pra Greca kundër Orelesit dhe anasjellta­s Kobina ndaj Frashërit?

Të dy sulmuesit e krahut, si Kobina dhe Greca, luajnë me këmbën e kundërt, diçka që ua kam kërkuar unë, pasi futen dhe në qendër dhe na krijojnë superiorit­et në linjat e qendrës. Them se kanë vepruar mirë, ndoshta jo siç duhet. Në shumicën e rasteve kanë arritur të fitojnë duelet me kundërshta­rin dhe kanë krijuar raste për të shënuar. Duhet të punojmë sesi do të shkojmë drejt portës, pasi kemi probleme. Do mundohemi që në të ardhmen të shfrytëzoj­më rastet dhe momentet që kemi për shënim, por duke punuar hap pas hapi.

Pse u zëvendësua Doka? Gjatë ndeshjes, Doka pati një kontraktim te kofsha, ndaj u detyrova ta ndryshoja dhe ta modifikoja. Ky është fati im i keq, pasi që kur kam ardhur, ka pasur probleme me gjyqtarët. Lojtarët e përshtatur kanë bërë mirë, aty ku u kam thënë unë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania