Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi “thumbon” Flamurtari­n: Nuk fitohen ndeshjet me tension

Trajneri i Teutës: Goli ishte meritë e Prognit

-

Një pikë në transfertë është e mjaftueshm­e për Bledi Shkëmbin. Trajneri i Teutës ka mbetur i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve të tij dhe këtë nuk ngurroi që ta pranonte në deklaratën e dhënë për “SuperSport”. Korçari i stolit durrsak thumboi kundërshta­rët për tensionin e krijuar, ndërsa sqaroi se ata ishin më shumë se të qetë dhe nuk krijuan asnjë situatë të pakëndshme.

I kënaqur me barazimin apo mendoni se mund të kishit marrë më shumë? Jam i kënaqur me atë që dhanë në fushë futbollist­ët, sidomos pas disavantaz­hit. Pas pësimit të golit, u munduan të luajnë dhe të bënin ato që ne kemi bërë në stërvitje. Barazimi në një ndeshje në transfertë nuk është keq, por patëm raste për ta fituar. Rezultati ishte “OK”, sepse edhe Flamurtari pati raste.

Pse mendoni se u tensionua situata?

Për këtë duhen të pyeten ata që tensionuan situatën. Kjo pyetje nuk na takon neve, sepse ishim të qetë. Ne e dimë se duke krijuar tension, nuk fitohet. Skuadra shprehet më mirë në fushë. Mendoni se me lëvizjet taktike kjo do të jetë skuadra përgjatë gjithë kampionati­t?

Po, është e vërtetë. Duke luajtur me këtë rreshtim taktik (4-3-3), ka qenë dëshira ime që në fillim kur erdha te Teuta. Është e vërtetë që shprehemi mirë dhe dëshira ime është që ekipi të ketë një fizionomi loje. Shpresoj të vazhdojmë kështu gjithmonë, duke parë edhe lojtarët që kam në dispozicio­n.

Ekzekutimi i golit ishte diçka e studiuar apo u “gatua” nga Progni?

Goli ishte plotësisht meritë e Prognit. Ai është stërvitur për goditjet e dënimit në çdo seancë dhe sot (dje) e realizoi.

I keni përballuar gjithnjë kritikat ndaj Prognit. Mendoni se tani është futur në “shina” dhe po i vjen në ndihmë Teutës?

Me Prognin, në fillim, të gjithë nuk kemi qenë të kënaqur. Jo vetëm unë, por edhe klubi besuam se ai do të kthehej. Të gjithë e dinë se në një vit futbollist­ik ka periudha të vështira.

Keni spostuar Sidibenë në të majtë të mesfushës, mendoni se do të realizojë me sukses këtë rol?

Është e vërtetë që ndoshta në pozicionin e ri nuk bëri atë që duhet të bëjë në fazën ofensive. Por, jam i kënaqur nga ai, ka dhënë maksimumin. Ai është stërvitur vetëm 3 ditë me ekipin dhe kur kemi punuar taktikisht i bie që vetëm dy ditë. Do të punojmë më shumë që ta realizojë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania