Panorama Sport (Albania)

Dyshime për dy gola, ja rastet që “prishën” ndeshjen

-

Flamurtari-Teuta u gjykua nga ndërkombët­ari Eldorian Hamiti, i cili natyrshëm është paragjykua­r nga vlonjatët për shkak të precedentë­ve të vitit të kaluar në përballjet me Kukësin. Megjithatë, kryesori i kolegjiumi­t të Lezhës mban përgjegjës­i vetëm për faljen që i bëri Bathës, pasi në dyshimet për golin e parë të Flamurtari­t dhe të dytin në kohën shtesë që u anulua, protagonis­t ishin anësorët Shkreta e Zalla. Vendimi, që mori ky i fundit, prodhoi shumë polemika.

25’ Gol i Flamurtari­t, pas një skeme perfekte. Shënon Alvesh pas topit të marrë nga Bushiç, por portieri Hidi dhe lojtarët e Teutës kanë pretendime për pozicion jashtë loje të sulmuesit. Moment i diskutuesh­ëm, por pamjet filmike tregojnë se në momentin që Bushiç ka pasuar tek Alvesh, ka qenë në vijë të drejtë.

33’ Latif në dyluftim me Veliun kufijtë e zonës së rreptësisë dhe rrëzohen. Durrsakët duan penallti, por Hamiti akordon vetëm goditje dënimi prej nga vjen edhe goli. Pamjet filmike dëshmojnë se sulmuesi e ka “vjedhur” faullin, pasi mbrojtësi tërheq këmbën dhe nuk krijon kontakt.

72’ Dyluftim mes Bicajt dhe Bathës, ky i fundit pasi humb topin, e godet dy herë me shkelm mbrojtësin e Teutës. Duhej karton i kuq direkt, por kryesori e fal.

82’ Batha nuk stepet as ndaj Avdylit, ndërhyn ashpër dhe dunë

het të kishte faull dhe karton të verdhë. Por, Hamiti e kursen sërish.

90+3’ Torasa shënon gol pas një topi që i kthehet nga Osmani në tentativë për ta larguar. Gjyqtari Hamiti fillimisht drejtohet me fytyra nga mesfusha për

të akorduar gol, por më pas ndryshon mendjen, duke e anuluar për prekje të topit me dorë nga Torasa. Kryesori sinjalizoh­et nga asistenti i dytë, Arbër Zalla, i cili kishte fushëpamje­n më të qartë. Një rast shumë i dyshimtë, pasi pamjet filmike nuk janë të qarta.

 ??  ?? Momenti i golit të shënuar nga Alvesh që pretendohe­t si pozicion jashtë loje
Momenti i golit të shënuar nga Alvesh që pretendohe­t si pozicion jashtë loje
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania