Panorama Sport (Albania)

Daja: Arbitri e menderosi, çfarë më thanë lojtarët

“Osmani 1.90 i gjatë dhe ndëshkohet Torasa në dyluftim”

-

lir Daja nuk është kursy er ndaj arbitrave dje. Tra jneri i Flamurtari­t ka folur për “SuperSport” pas takimit me Teutën, duke radhitur disa nga rastet që u bënë përcaktues­e. Ai nuk ngurroi që të zbulonte edhe bisedën që kishte bërë në fund të takimit me Eldorjan Hamitin, ku shprehimis­ht i kishte thënë “E menderose ndeshjen”.

I kishit kërkuar skuadrës vazhdimësi, por bëtë një hap pas sa i përket rezultatit. Po me lojën, a jeni i kënaqur?

Bëmë një pjesë të parë të shkëlqyer, nga më të mirat në këtë kampionat. Nuk jam nga ata që merrem me situatat e arbitrave, por kur shoh që 30 faulle dhe 20 kartonë jepen për një pjesë, s’mund të përmbahem. Edhe pse do e analizojmë lojën pa këto raste, nuk mund të pranoj që të jepen faulle për ne, ndërsa për të njëjtin kontakt nuk akordohet për kundërshta­rin. Edhe goli i barazimit të kundërshta­rit erdhi në një faull kur Veliu nuk kishte fare kontakt. Mirë që s’e dha penallti... Lojtarët më thanë se kishin frikë të ndërhynin, pasi çdo kontakt ishte faull për kundërshta­rin. Kur ekipi nuk prodhon asgjë, i marr unë përgjegjës­itë. Por, kur shoh që arbitrat po bëhen ekspertë, duke dhënë faulle e kartonë... Pastaj dëgjoj edhe disa specialist­ë, që pasi kanë bërë një karrierë të shkëlqyer vetë, të japin edhe mend. Por ka edhe nga ata që kanë drejtuar ndoshta 2 ditë dhe na bëjnë analizë. Për këtë të vjen inat. Po rri shumë urtë, por nuk jam nga ato të urtit që të dëgjoj këta specialist­ët.

Kujt i referoheni? Specialist­ë që mund të kenë drejtuar 4 ndeshje me ekipet e mëdha.

Goli erdhi pas një skeme perfekte dhe Alvesh po pëson rritje, por me Bushiçin ç’po ndodh?

Alvesh ka rritur kondicioni­n, pasi ka ardhur i fundit ashtu si Torasa, kanë ende punë, por janë rritur. Me një kondicion më të mirë, ndonjëherë mund të bësh gjëra individual­e, pa qenë edhe në sinkron me grupin. Do na kënaqte më shumë, që të sinkronizo­heshin edhe me grupin. Bushiç, edhe pse s’po del te goli, sakrifikon për ekipin. E spostuam disa herë. Por, jetojmë në Shqipëri dhe përveç anës profesiona­le, duhet të kesh edhe nerva të forta.

Atmosfera e tensionuar erdhi prej gjyqtarit apo ka diçka që nuk shkon brenda ekipit?

Unë thashë që kemi bërë një pjesë të parë të mirë, në raport me ne, jo me atë që pritet të bëjmë. Nëse harxhon energji për 35 minuta dhe ke situata për gol, kundërshta­ri fillon dhe vjen me faulle, pastaj stepesh dhe përveç dinamikës së lojës, duhet të shohësh edhe ku duhet ta kapësh kundërshta­rin. Me këto faulle, me një ekip si Durrësi, me një shtatlartë­si, e sfumojnë ekipin tjetër. Gjërat tona do i shohim dhe çfarë na takon neve, nuk do ia faturojmë arbitrit. Por, mos ta gënjejë mendja asnjë arbitër, që të vijë në Vlorë e të bëjë ç’të dojë. Edhe ne kemi ndjenjën e protestës. Nuk mund të lejoj që të dalë e të japë 20 kartonë të verdhë. Akoma më skandaloze, Osmani 1.90 dhe Torasa në një dyluftim, i jep karton të verdhë Torasës. Më pas, në një dyluftim tjetër nuk jep asnjë karton. Edhe unë njeri jam, kam emocione. Arbitri e ka “qarë” lojën.

Me kthimin e lojtarëve dhe me formën më të mirë të Bushiç e Alvesh, ky Flamurtar mund të bëjë më mirë…

Ne po përshtatem­i me kontingjen­tin që kemi. Kemi këto mungesa, ajo që dua të shpreh është vonimi i një përgjigjej­e për t’u federuar Kale. Nëse komisionet e FSHF-së duhet t’i japin leje deri në vendimin e FIFA-s, që të federohet me një ekip, o me ne ose me Kukësin. As këtë nuk janë në gjendje ta bëjnë. Ata duhet t’i japin një zgjidhje. Lojtari ka 3 muaj që nuk aktivizohe­t. Ne tani nuk po llogarisim lojtarët që na kanë munguar, pasi nuk do fusnim lojtarë të rinj, 17-19 vjeç.

Goli i anuluar i Torasës, si e gjykoni?

Nuk do merrem me këtë rast, pasi në atë sipërfaqe të ngushtë, me 7-8 lojtarë, nuk di ta gjykoj a është i rregullt apo jo. Nëse arbitri ka pasur ndonjë shqetësim, mund ta ndërpriste që në fillim, jo të shkonte aksioni në gol, e më pas ta anulonte. Unë do i bëj një nder arbitrit, që të korrigjojë veten, sepse në Shqipëri hyn tek ata të mirët, do i bëjmë një analizë dhe do e hedhim në faqen e klubit, të shohim nëse ka vepruar me 2 standarde apo jo.

Çfarë i thatë gjyqtarit në fund të takimit?

Më mirë mos ta dini, sepse ka dalë jashtë etikës sime, por sigurisht që nuk përdora fjalor banal. I thashë që e ka menderosur nga fillimi në fund, diçka e tillë.

 ??  ?? Daja duke u ankuar te Hamiti, në fund të ndeshjes
Daja duke u ankuar te Hamiti, në fund të ndeshjes
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania