Panorama Sport (Albania)

“Pranoi prekjen me dorë”, Bici përplaset me Torasën

Replikon argjentina­si: Asnjë komunikim, goli ishte i rregullt

- ERMAL SIKA

Ditmar Bicaj për plaset me Agustin Torasën për episodin që solli kaosin në ndeshjen e djeshme në Vlorë. Menjëherë pas takimit, mbrojtësi lezhjan i Teutës, që në sezonin e kaluar ishte pjesë e Flamurtari­t, deklaroi për "SuperSport" se vetë lojtari argjentina­s i vlonjatëve, Torasa, pranoi prekjen me dorë të topit, duke ia thënë këtë arbitrit kryesor. "Dua ta përgëzoj anësorin, pasi ishte ai që sinjalizoi prekjen me dorë. Nuk duhet ta diskutojmë shumë këtë pjesë, pasi ishte vetë lojtari që e pranoi këtë gjë. Episodi i golit është anuluar nga vetë Torasa, i cili tha që ka marrë topin me dorë. Urime Torasës, sepse tregoi se është një lojtar i madh. Kjo ishte e gjitha dhe s'ka nevojë për komente. Pasi është marrë vendimi, kemi qenë ne lojtarët e Teutës që i kemi kërkuar Torasës si është e vërteta dhe ai shkoi tek arbitri dhe e pranoi. Kjo e qetësoi situatën", deklaroi Bicaj.

REPLIKA - Sulmuesi argjentina­s i Flamurtari­t, Agustin Torasa, mohon kategoriki­sht të ketë folur me lojtarët e Teutës apo t'i ketë thënë arbitrit pas golit të anu-

luar se e ka prekur topin me dorë. Në një bisedë ekskluzive për "Panorama Sport", shtatshkur­tri ka theksuar se goli i shënuar në minutat shtesë ishte i rregullt. Ai jep versionin e tij për marrjen e topit pas përplasjes me Osmanin në afërsi të zonës. "Nuk kam pasur asnjë komunikim me Bicajn

pas ndeshjes dhe jo më t'i kem thënë që kam pranuar prekjen e topit me dorë. Jam i bindur që goli ishte i rregullt, sepse e kam pasur dorën ngjitur me trupin dhe topi më ka prekur në afërsi të shpatullës. Nuk e kam prekur topin me dorë", ka thënë lojtari i Flamurtari­t për gazetën. Tashmë,

ajo që nuk dihet është se kush nga lojtarët thotë të vërtetën, Bicaj apo Torasa. Megjithatë, vendimi u mor nga anësori Arbër Zalla, për të cilin ky sezon është debutues në Superiore. Kryesori Hamiti fillimisht u kthye për të sinjalizua­r gol, por sinjalizim­i i asistentit ndryshoi gjithçka.

 ??  ?? Ditmar Bicaj
Ditmar Bicaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania