Panorama Sport (Albania)

Tifozët vlonjatë i kujtojnë Sidibesë byrekun me... mish

-

Rreth 1000 tifozë ishin të pranishëm në stadiumin "Flamurtari" për të ndjekur ndeshjen e djeshme. Binte në sy mungesa e ultrasve, ndërsa në tribunë ata ishin zëvendësua­r nga disa fëmijë. "Panorama Sport" sjell momentet më pikante dhe batutat e protagonis­tëve të ndeshjes.

* Zv.trajneri i Teutës, Endri Vrapi, ngre zërin në dy momente gjatë pjesës së parë. Fillimisht dëgjohet kur thotë: "Hajde Latif, bravo" dhe më vonë e ka me Prognin, kur po ekzekutont­e një goditje dënimi: "Shty murin".

* Në minutën e 24-t, përpara shënimit të golit të avantazhit, Ilir Daja thërret Mustën dhe i jep një detyrë për futbollist­ët në momentin e ekzekutimi­t të radhës. Duket se skema e trajnerit dhe këshilla ia ka vlejtur, pasi Alvesh konkluzoi me sukses atë skemë fantastike.

* Danilo Alvesh ka bërë një veprim të veçantë në ndeshjen e djeshme pas realizimit të golit. Braziliani nxjerr nga çorapet palestrina­t, ku kishte të printuara foto të djalit të tij.

* Pas realizimit të golit nga Alvesh, administra­tori Sinan Idrizi e shikon për disa momente në telefon golin e braziliani­t bashkë me drejtuesit e Teutës nisur nga dyshimi për pozicion jashtë loje. * Tifozët durrsakë në tribunën e Flamurtari­t janë kapur thuajse gjatë gjithë lojës me Ndrecën. "O Ndreca, ku e ke frymën? Merrni ndonjë thes me grurë, e ikni në shtëpi".

* Trajneri Bledi Shkëmbi nuk feston në momentin e golit të Teutës. * Rreth minutës së 35-të, hidhen sendet e para në fushë. Braziliani Danilo Alvesh heq nga fusha bidonin me ujë.

* Në minutën e 48-të, Ilir Daja shkon të udhëzojë ekipit, por ndalet nga gjyqtari anësor. Trajneri i kthehet arbitrit të 4-t, Olsid Feratajt, duke i thënë: "Mos u fut në punët e mia, ka mundësi të largohesh".

* Në minutën e 51-të Alvesh shkon pranë pankinës për të pirë ujë, por në këto momente merr disa kritika nga Daja.

* Tifozët e Flamurtari­t bëjnë batuta me mesfushori­n nga Guinea të Teutës, Lancinet Sidibe. Në tribunën qendrore ata kanë kujtuar një deklaratë të lojtarit kur ishte te Flamurtari. "Çfarë tha atëherë Sidibe, ushqimi i preferuar byreku me mish".

* Tifozët të acaruar me skuadrën në minutat në vijim. "Nuk ka mesfushë. Mezi po ecin, me paterica", janë dëgjuar të shpreheshi­n ata.

* Në minutën e 69-ët sërish tension dhe bidonë me ujë në fushë. Protesta edhe në tribuna për një goditje dënimi të dhënë në favor të Teutës.

* E treta minutë shtesë dhe ka shishe në fushë nga tribuna përballë. Pollozhani u kërkon tifozëve të qetësohen dhe më pas përfiton nga rasti që shishja ishte e mbushur për të pirë pak ujë. * Pas ndeshjes administra­tori Idrizi takohet me përzemërsi me ish-lojtarin e Flamurtari­t, Sidibe, ku diskutuan bashkë për pak çaste.

* Ditmar Bicaj bën batuta me gazetarët pas ndeshjes. Një gazetare e pyet: "Po ky Sidibe, pse shtrihet tani, kur ishte këtu në Vlorë nuk bënte kështu". Mbrojtësi ia kthen: "Epo është pjesë e lojës kjo".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania