Panorama Sport (Albania)

Nga sherri në fushë te kaosi në tunel, ja çfarë ndodhi në Vlorë

Shkëmbi u fut në fushë, ndërsa Daja u tërbua me veprimin e kolegut

-

Rikthehet tensioni në Vlorë. Hedhja e bidonëve në fushë nuk ishte asgjë pas rrëmujës dhe kaosit që pasoi minuta më vonë. Acarimi fillimisht erdhi pas një faulli në mesfushë në minutën e 72- të. Trajneri Bledi Shkëmbi futet në fushë, ndërsa në këtë moment Ilir Daja shkon te pankina e Skënderbeu­t i revoltuar, debaton me korçarin. Gjeorgjevs­ki ishte shtrirë në fushë pas përplasjes me Bathën, ndërsa Shkëmbi afrohet dhe tenton të diskutojë me gjyqtarin. Më pas është Pollozhani që sqarohet me Gjeorgjevs­kin, ndërsa ky i fundit thirret nga Hamiti që të ballafaqoh­ej me Bathën. Në këto momente tenton të shkojë pranë gjyqtarit dhe lojtarëve trajneri Daja, por pengohet nga Osmani. Gjithashtu është zv.trajneri i Teutës, Vrapi, që ndërhyn më pas, duke tërhequr prej fanelle Osmanin dhe tenton të flasë me Dajën. Ky i fundit më pas bisedon ashpër me Hamitin, i cili e këshillon të mos vijojë më tej, pasi do të penalizohe­j duke mos u lejuar në pankinë. Pak minuta më vonë, Daja vijon të jetë i revoltuar dhe debaton me arbitrin e katërt, Olsid Ferataj, ndërkohë që tribunat ishin ndezur.

GOLI I ANULUAR - Gjithçka agravohet edhe më shumë pas golit të anuluar të Torasës. Është fillimisht trajneri Shkëmbi që "provokon" tifozët e Flamurtari­t, të cilët po festonin. Ai u kërkon të ndalen dhe të shikojnë që goli nuk ishte i rregullt. Lojtarët e të dyja skuadrave kapen me njëritjetr­in dhe tifozët nisin të hedhin sërish bidonë në fushë. Pranë pankinës gjendet drejtori Ardi Behari, i cili debaton me anësorin Ferataj. Tifozët nisin me sharje dhe ofendime

ndaj gjyqtarëve dhe FSHF-së, ndërsa tentojnë të godasin me bidonë uji. Është trajneri Daja që ndërhyn. "Mos hidhni bidonë se do na dënojnë fushën. Iku, mbarojë tani çdo gjë", ka qenë thirrja e Dajës. NDËRHYRJA E IDRIZIT - Menjëherë pas ndeshjes, administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, zbret në hollin e katit të parë të stadiumit dhe kërkon shefin e rendit të Policisë së Vlorës, Shpëtim Hasanaliaj. "Shpëtim, merrni në dorë situatën me forcat e policisë", thotë Idrizi. Por, në këtë moment dikush i thotë se trajneri Daja po debatonte me tifozët. "Ku është trajneri? Çfarë bën aty jashtë akoma ai?", është shprehur Idrizi dhe i është drejtuar fushës. Më pas, Idrizi rikthehet dhe kërkon që të

dalin të gjithë nga stadiumi, madje edhe mediat. "Ikni, pini ndonjë kafe", ishte batuta e administra­torit. Gazetarët insistuan të mos dilnin, ndërsa personat e tjerë u larguan nga ky ambient. Dhomat e zhveshjes së ekipeve dhe arbitrave u vendosën nën kontrollin e Policisë së Shtetit dhe asaj private. Të parët që dolën nga stadiumi ishin delegati Millan Baçi dhe vëzhguesi Ilirian Kristo. Edhe këta shoqërohes­hin nga policia, ndërsa në dalje të stadiumit nuk mungoi reagimi i tifozëve: "Dolën spiunët e SHIKU- t". Pas 25 minutash kanë dalë gjyqtarët me në krye Hamitin. Ishte vetë Idrizi, i cili kërkoi nga policia që të shoqëronin arbitrat. E.Sika

 ??  ?? Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme dhe në tunelin e stadiumit
Moment tensioni gjatë ndeshjes së djeshme dhe në tunelin e stadiumit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania