Panorama Sport (Albania)

Cungu: Na duhet sulmues, ka vend edhe për Kalenë

" arba s'ka dhënë atë që duhet, pres gola nga mesfushorë­t"

- SKERDILAID SULOZEQI

Për të parë Kukësin e vërtetë, Armando Cungu pret rihapjen e merkatos, teksa shpreson që të afrohet edhe një sulmues, i cili mund t'i bënte konkurrenc­ë Rexhinaldo­s. Në prag të ndeshjes me Laçin, trajneri shkodran foli për rëndësinë që ka ky takim, si dhe disa çështje të nxehta në klubin verilindor. Edhe sot Cungu ka lënë në tribunë sulmuesin Haris Harba dhe mbrojtësin Gëzim Krasniqi.

L

Është si një ndeshje derbi. Ne kemi të njëjtin seriozitet dhe duam të përmbushim objektivin për të marrë tri pikët në këtë sfidë. Normalisht, Laçi është një skuadër që duhet të respektohe­t, pasi po bën shumë mirë deri më tani, ka shpirt gare dhe është mjaft luftarake. Nëse ke kualitet, por nuk ke dëshirë, atëherë çdo gjë bëhet e vështirë.

S ! " # # $" # % R & '&$$ !& M& "$$

Na kanë krijuar jo pak shqetësime dëmtimet e Musollit dhe Rrumbullak­ut. Nuk e prisnim dëmtimin e tij pas rikthimit, pasi ndoshta ishte i parakohshë­m aktivizimi. Nuk kemi krijuar stabilitet, por për të marrë maksimumin duhet kohë, që lojtarët të kuptohen me njëri-tjetrin.

S # #& # $" # % H ' T& , + &! " & '&$$"

Janë pjesë e ekipit dhe po stërviten. Nuk ka asnjë problem me këta lojtarë. Kemi pritur që të japin një kontribut më të madh, por deri më tani nuk e kanë dhënë. Unë si trajner kam si detyrë që të aktivizoj ata që e meritojnë. Kur nuk po tregojnë atë që ne po presim, normalisht që do i shohin të tjerët që të luajnë futboll.

K& " # " K&! C& &#

Objektivi ynë është madhor dhe duhet të kishim një marsh më tepër. Kukësi ka bërë ndeshje të mira, sepse sa i përket lojës ende nuk e kam parë ndonjë ekip që të jetë superior ndaj nesh. Kemi lënë për të dëshiruar në aspektin e finalizimi­t, pasi kemi lënë shumë pikë rrugës. Kjo ka qenë problemati­ka kryesore deri në këto momente që flasim.

P " . & # . S ! ' & - P # 0

Deri më sot nuk kam pritur dhe nuk kam marrë asnjëherë dhurata, qoftë edhe një stilolaps, veç familjarëv­e të mi, të cilët më bëjnë dhurata me raste festash. Jam natyrë që nuk preferoj të marr dhurata. Ne shohim punën tonë, duhet të bëjmë mirë ndeshje pas ndeshje dhe mos të merremi me të tjerët. Pastaj, edhe kundërshta­rët tanë do të gabojnë.

R 1 $ " ! & 2 "$ 0 3 P & " & - $ 0" # !# + &! ! 0 % & #

Jam i kënaqur nga kontributi i Rexhinaldo­s. Përveç golave, na ndihmon me presing. Nuk e shoh problemin e golave vetëm te Rexhinaldo. Kemi vështirësi në pasin final, kur jemi në zonën kundërshta­re. Golat i pres nga të gjithë, në futboll mund të shënojë

edhe portieri. Ne kemi parë që golat kanë ardhur edhe nga lojtarë si Shameti, që përveç detyrës si mbrojtës, ka bërë edhe detyrën e sulmuesve, duke na dhënë pikë të rëndësishm­e. Këtë gjë e kërkoj edhe prej mesfushorë­ve.

D" ! !" " 5

Shpresoj që të vijë një tjetër sulmues cilësor në janar. Kemi dëshirë të madhe për të përforcuar ekipin, por e dimë të gjithë që merkatoja dimërore është shumë e vakët për sa u përket lojtarëve.

N # ! - " # # L # " & #, " # ' 0& 333

Në atë ndeshje vinim të

lodhur nga Europa, por mund ta kishim fituar 2-0 ose 3-0. Shpresoj që të mos na kapë më kjo epidemi shpërdorim­esh.

P"0 5 " S !" , " " # & # !&

Shkodra po luan në pozicionin e vetë normal, nuk po luan jashtë pozicionit. Pres shumë më tepër, pasi e kam parë se çfarë është i aftë të bëjë te Flamurtari. Shpresoj që të kontribuoj­ë edhe me gola.

N K $ ! # # # K&! , " ! # % #

Nuk e dimë gjendjen e tij fizike, pasi ka humbur shumë kohë. Gjithsesi, ka vend për Kalenë dhe shumë lojtarë të tjerë që mund të na afrohen.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania