Panorama Sport (Albania)

Dënimi i mohon debutimin, Nica: Lojtarët të sakrifikoj­në

Trajneri i Kastriotit nuk do të jetë sot në stol

-

Stavri Nica debuton sot si trajner i Kastriotit, por një dënim i mbartur nga koha që drejtonte Burrelin në Kategorinë e Parë, bën që ta ndjekë takimin ndaj Luftëtarit nga tribuna dhe jo nga pankina. Megjithatë, në bisedën për "Panorama Sport", trajneri durrsak beson se lojtarët do të japin gjithçka, duke nderuar së pari veten e tyre. "Jam munduar që këto ditë t'i jap entuziazëm skuadrës. Çunat kanë punuar mirë gjithë javës, shumë seriozisht dhe besoj janë mirë fizikisht. Çdo ndeshje është e vështirë, por megjithatë duhet krijuar bindja që në fushën tonë të bëjmë të pamundurën dhe të kemi shpirt gare. Vetëm kështu mund të arrihen synimet", - ka thënë fillimisht Nica. I pyetur për ndryshimet që pritet të bëjë në formacion, trajneri shtoi: "Shpresojmë që të shkojë mirë, kam shumë besim te ky grup lojtarësh, sepse me kaq pak ditë që kam, skuadra tregon se ka dëshirë. Kjo më bën të besoj që do ia dalim në ndeshjen ndaj Luftëtarit". Ndërkohë, një pikë nuk do të ishte keq, por gjithsesi Nica kërkon vetëm triumfin. "Natyrisht pika ka vlerë, por për mua më shumë rëndësi do të kishte fitorja", deklaroi durrsaku, i cili në fund shpreh keqardhjen e tij për faktin se nuk do të jetë në stol. Gjithsesi, ai ka besim te ndihmësit krutanë, Shkëlzen Rustami dhe Gëzim Rama. "Më vjen shumë keq që nuk do të jem në stol, pasi është ndeshja e parë, por megjithatë shpresojmë që çunat të nderojnë veten, por edhe mua, për faktin që nuk jam në pankinë. Uroj të sakrifikoj­në dhe të marrim më të mirën në këtë përballje", përfundoi Nica, i cili në karrierën e tij e drejton për herë të parë Kastriotin, ndërsa më parë më shumë herë ka qenë në krye të Laçit. Bujar Balliu

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania