Panorama Sport (Albania)

Korabi parakalon Burrelin, dopieta e Karajit siglon tri pikët

Trajneri Plori: Lamë hapësira, nevojë për merkato

-

Korabi ka fituar në shtëpi përballë Burrelit, falë dopietës së kapitenit Karaji, duke marrë tri pikë që e ngjisin në klasifikim në raport me këtë të fundit. Vendësit e kanë vënë në vështirësi kundërshta­rin që në minutat e para të takimit dhe shumë shpejt dibranët gjetën rrugën e rrjetës. Në të 25-ën ka qenë një nga mbrojtësit e Burrelit që ka prekur topin me dorë dhe kryesori ka treguar pikën e bardhë të penalltisë. Kapiteni Karaj ka shënjestru­ar dhe nuk e ka pasur të vështirë të tundë rrjetën kundërshta­re. Ky gol u ka dhënë zemër dibranëve, që kanë vazhduar të sulmojnë fort portën matjane. Në të 39-ën Levendi ka qenë pranë golit të dytë, por topi ka kaluar ngjitur me shtyllën pingule. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 për vendësit. E dyta është administru­ar tërësisht nga Korabi. Në minutën e 53-të, Karaji shfaqet rrezikshëm nga një goditje e lirë, por topi kthehet nga muri mik. Kjo nuk e ka penguar kapitenin të ndjekë aksionin dhe të dyfishojë për të tijtë. Pas këtij goli të dytë, te matjanët vihen re shenja lodhjeje. Vendësit nuk ndalen dhe hidhen tërësisht në sulm për të trefishuar rezultatin. Skuka në të 82-ën shmang mbrojtjen mike dhe portierin, por njëri nga mbrojtësit tregohet vigjilent dhe e largon topin

pranë vijës fatale. Në të 88-ën është Doçi që gjuan me kokë, por topi kalon shtyllën transversa­le. Edhe pse sulmet e vendësve nuk reshtën deri në fund të 90 minutave, rezultati mbeti i pandryshua­r. Dibranët marrin një fitore me vlerë që i ngjit në kuotën e 8 pikëve në klasifikim.

Elvis Plori - Pas dorëheqjes nga Kastrioti, trajneri Elvis Plori ka debutuar me humbje në skuadrën e Burrelit dhe pas ndeshjes është shprehur i pakënaqur për mënyrën si e kanë interpretu­ar takimin futbollist­ët e tij. "Luajtëm një pjesë të parë të mirë. E dyta foli tërësisht për vendësit, që e merituan fitoren.

Të mijtë lanë shumë boshllëqe dhe futbollist­ët nuk më kënaqën. Kam vetëm tri ditë në drejtim të Burrelit dhe kam arritur në konkluzion­e të qarta se ku çalon ekipi. Tani duhet të presim janarin për të ndërhyrë në merkato. Publiku në këtë takim ishte i mrekullues­hëm", tha Plori në fund të ndeshjes. Fatmir Zhuzhi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania