Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja nis ngjitjen, Vora nuk di të fitojë

Debutuesit mbeten në fund dhe rrezikojnë shumë

- ABDULLA DUSHKU

esëlidhja nis ngjitjen dhe i afrohet edhe më shumë Vllaznisë që është në krye. Skuadra lezhjane po kalon një moment shumë të mirë dhe dje ka arritur fitoren e dytë radhazi në kampionat. Të besuarit e trajnerit Gledis Lani kanë fituar në Pezë ndaj Vorës me rezultatin 3-1 në një takim ku kanë dominuar dhe kanë krijuar edhe shumë raste të tjera. Besëlidhja e ngushton në shtatë pikë diferencën me Vllazninë e vendit të parë, ndërsa Vora mbetet në fund me vetëm dy pikë dhe ende nuk e ka shijuar fitoren në debutimin që po bën në Kategorinë e Parë. NDESHJA

Loja nis e shpejtë dhe janë miqtë më kërkues, duke nisur presionin. Në minutën e 22-të është Soumah që me një inkursion të bukur shmang 2- 3 mbrojtës të Vorës dhe i vetëm përballë portierit shënon, 0-1. Vorakët mundohen të reagojnë dhe tentojnë me disa goditje nga jashtë zone, por pa arritur të shënojnë. Pavarësish­t rasteve, pjesa e parë mbyllet 10 për Besëlidhje­n. Në pjesën e dytë, vorakët hyjnë me një motiv tjetër dhe shtojnë presionin

në sulm. Pas disa rastesh, është Nuri që barazon në minutën e 61-të. Pas një rrëmuje në zonë, topi shkon te këmbët e Nurit që e shtyn në rrjetë dhe 1-1. Por, baraspesha zgjat vetëm katër minuta. Hoxha kopjon Soumah dhe lëviz mirë në gjysmëfush­ën kundërshta­re, duke

ndërmarrë një inkursion për rreth 30 metra, shmang lojtarët e Vorës dhe shënon i vetëm përballë portierit. Më pas, Besëlidhja e menaxhon më së miri avantazhin, ndërsa Vora sulmon me forca të shumta në kërkim të barazimit. Miqtë janë më të saktë dhe kontrolloj­në siç duhet lojën. Për të vulosur rezultatin e sfidës mendon Omar Kamara. Një prej lojtarëve të Besëlidhje­s shpërthen në të djathtë dhe pason për sulmuesin guineas që i vetëm nuk e ka të vështirë të shënojë golin e 3-të për Besëlidhje­n. Në minutat e mbetura, Vora e humbet besimin se mund të shmangë humbjen, ndërsa lezhjanët menaxhojnë më së miri avantazhin dhe në fund marrin një 3-pikësh shumë të merituar. Besëlidhja duket se ka gjetur ritmin e duhur pas një nisje jo të mirë të kampionati­t dhe dy fitoret radhazi e tregojnë këtë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania