Panorama Sport (Albania)

Spektakël nga një mbrojtës, Erzeni gjunjëzon Veleçikun

Goxhaj shënon dopietë, tifozët “nxjerrin” Kabiru nga loja

- VELEÇIKU:

Ndeshja ndërmjet Erzenit dhe Veleçikut u ndoq me mjaft interes nga tifozëria shijakase, por edhe nga disa sportdashë­s të ardhur nga Kopliku. Shijakasit vazhdojnë të mos tolerojnë në shtëpi, duke marrë katër fitore në po kaq takime. Vendësit kanë zhvilluar një pjesë të parë me shumë raste për të shënuar përveç dy golave të realizuar, ndërkohë që miqtë nga Veleçiku e përmirësua­n lojën pjesën e dytë, duke përfituar edhe nga një tërheqje e Erzenit. Me këtë fitore, skuadra është ngjitur në vendin e 4-t.

NDESHJA - Që në minutën e 5të është mbrojtësi Vathi që jep sinjalin se Erzeni ishte i etur për të fituar këtë ndeshje kur gjuan rreptë nga 25 metra dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule. Shpejt do të vijë edhe goli i parë për skuadrën e Erzenit në minutën e 10-të. Autori i këtij eurogoli të shënuar me roveshatë është mbrojtësi Goxhaj, të cilit tekniku

Stojku i kishte besuar rolin e sulmuesit kryesor në pjesën e parë krahas Kabirut. Është për t’u theksuar se këtë rol e realizoi në mënyrë të shkëlqyer. Pas shumë rastesh, në minutën e 40-të është sërish Goxhaj që shënon me kokë pas një krosimi të Vathit dhe 2-0. Goxhaj 10’, 40’/ Bala 77’(p)

Vata, Bella, Degavelli, Dragoshi, Duka (Gjoka 64’), Kabiru ( E. Troplini 88’), Goxhaj, Lika, Teqja (R.Troplini 55’), Vathi, Xhemalaj. ( Në dispozicio­n: Mema, Bregu, Mara, Melani). Trajner: G. Stojku

Vjerdha, Bala, Bega, Çokaj, Junior, Hasa, Hoxha, Kaçupaj, Lami (Banushaj 42’), Shekaj (Syna 60’), Toma. ( Në dispozicio­n: Kaçaj, Lopçi, Popaj). Trajner: B.Duli

Kartonë të verdhë: Bella 25’, Dragoshi 77’, Syna 70’

Gjyqtarë: E.Halo (Memaliaj), E. Pashai, N. Rrapaj ( Patos) Vëzhgues: Gëzim Ganxhi (Tiranë) Delegat: Edmond Gjini (Tiranë)

Mbrojtësi që dje luajti si sulmues u bë protagonis­t i kësaj pjese të parë dhe me të drejtë mori duartrokit­jet e tifozërisë shijakase. Në pjesën e dytë ndryshuan rolet. Erzeni tashmë zhvilloi një lojë të mbështetur në kundërsulm­e, duke përfituar edhe nga dy golat e fraksionit të

parë të ndeshjes. Megjithatë, sulmuesit Kabiru në këtë pjesë loje i jepet rasti të shënojë në 3 momente, por nuk arrin të shënojë i vetëm përballë portierit. Të njëjtën gjë e përsërit edhe në minutën e 85-të ku vetëm 4-5 metra larg portës i vetëm me portierin nuk arrin të trefishojë. Dhe rasti më flagrant ishte në të 86-ën ku ai nuk arrin të realizojë nga pika e bardhë, duke e dërguar topin në duart e portierit Vjerdha. Pas këtij momenti, ai edhe pas presionit të tifozërisë ndërrohet nga trajneri Stojku. Në këtë pjesë loje futbollist­ët e Veleçikut arritën të shkurtojnë diferencën në minutën e 77-të me anë të Balës që shënoi nga pika e bardhë. Ky gol i dha një impuls lojës së Veleçikut, por që nuk kishin forcën e duhur dhe kështu e gjithë ndeshja u mbyll me fitoren e merituar të Erzenit. Fiqiri Shehu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania