Panorama Sport (Albania)

Besa kap kreun, bie Egnatia

Rrogozhina­sit futen në krizë, Canka&Co humbasin shumë raste përpara portës

- ALDO BUZI

Tri pikë të çmuara për Besën, të fituara tri minuta para limitit të mbylljes së 90 minutave të kohës së rregullt. Një gol me shumë "peshë" nga kapiteni i verdhezinj­ve, Meglid Mihani, që i jep fitoren skuadrës në transfertë­n e Rrogozhinë­s përballë Egnatias. Me këtë 3pikësh, Besa ngjitet në vendin e parë në klasifikim. Por, edhe "qajnë" për dy të kuqet e dhëna për dy prej lojtarëve më të mirë të formacioni­t verdhezi, "regjisorit" Mihani dhe qendërsulm­uesit Çekiçi. NDESHJA

Në 25 minutat e para janë vendësit që zotërojnë epërsinë territoria­le. Madje, në minutat 5, 22 dhe 25 janë tri paralajmër­ime të rrezikshme për golin me të njëjtin autor, Cankën. Pritjet e Mirakës në dy rastet e para dhe trau i sipërm i portës në momentin e tretë ndalën golin e Egnatias. Besa u kundërpërg­jigj me një aksion të Diksonit, që nga afër portës me kokë në të 12ën sa nuk shënoi. Mesi i pjesës së parë sjell një "zbehje" të lojës nga të dyja ekipet. Për të kulmuar emocionet edhe një herë në 5 minutat e fundit. Besa pati dy raste në këtë hark kohor. Fillimisht, Onuh afër portës vonon në gjuajtje, ndërsa më pas Çelhaka detyron portierin Haremi të grushtojë me

vështirësi. Në pjesën e dytë, Egnatia hyn me tjetër motiv në fushë. Ibrahimlla­ri që në aksionin e parë paralajmër­on golin teksa gjuan nga 8-9 metra, por pak mbi shtyllë. Besa reagon dhe Çelhaka me portën e boshatisur zgjedh një kënd të vështirë

për të shënuar, duke mos e shfrytëzua­r këtë episod. Më tej do të nisë një presion i fortë nga Egnatia që për afro 10' (nga 50'-60') ndërton një serial aksionesh dhe godet disa herë rrezikshëm portën e Besës, por Miraka e natyrisht dhe mbrojtësit miq zmbrapsnin

me vështirësi rrezikun te porta kavajase. Pas minutës së 60-të, është Besa që sheh më shumë përpara. Zotëron mesfushën dhe sulmin me aktivizimi­n e 18vjeçarit të talentuar Tedi Cara, por dhe aftësitë e Albi Çekiçit. Në 87-ën, pogradecar­i i sulmit kavajas pengohet në zonë dhe për Sinën nuk ka asnjë mëdyshje, 11metërsh. Vetëm përvoja e kapitenit kavajas ka bërë që Haremi të mposhtet, edhe pse e kuptoi krahun, por nuk e ndaloi dot goditjen vrastare që u shkaktoi rrogozhina­sve të parën humbje shtëpiake. Kavajasit fituan sepse paraqitën dukshëm një motivim të kënaqshëm. Ndoshta nuk qe ndeshja më e mirë e më perfekte në transfertë. Futbollist­ët e stafi ia dedikuan këtë fitore presidenti­t Nexhat Bizhdili, që të premten festoi ditëlindje­n e tij të 55-të.

 ??  ?? Lojtarët e Besës duke festuar me tifozët pas ndeshjes
Lojtarët e Besës duke festuar me tifozët pas ndeshjes

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania