Panorama Sport (Albania)

Peposhi: Pogradeci t'i harrojë pikët në Ballsh

Mbrojtësi: Gjyqtarët të bëjnë kujdes me ne

-

Ardit Peposhi është një nga pikat e forta të skuadrës së Bylisit. I rikthyer në Ballsh pas dy sezoneve, kur ka qenë edhe pjesë e skuadrës së Superiores në sezonin 2015-2016, Peposhi është një nga pikat e forta të ekipit të Dovedanit. Në prag të sfidës me Pogradecin, Ardit Peposhi është optimist dhe i bindur se Bylisi do të fitojë. "Luajmë për 3 pikët edhe për faktin se është një ndeshje në fushën tonë dhe ne kemi një ecuri mjaft të mirë në javët e fundit. Unë jam i bindur që Bylisi do të jetë shumë shpejt në krye. Pogradecin e kemi vlerësuar, pasi ka një ekip simpatik, por na duhen 3 pikët sepse ky ekip i këtij sezoni është ndërtuar për të qenë në elitë. Ne vijmë në këtë ndeshje pas fitores në Lushnjë dhe lojtarëve në rritje që kemi pasur në javët e fundit. Ndaj edhe sot e kemi detyrim që të gjithë që ta fitojmë këtë ndeshje. Kam vënë re që në disa takime gjyqtarët na kanë dëmtuar dhe kështu ka ndodhur edhe në javën e fundit në Lushnjë. Ndaj, edhe si një lojtar me eksperienc­ë, u bëj thirrje arbitrave që t'i vlerësojnë takimet tona sepse është një ekip ku është investuar shumë, madje mund t'ia kalojmë edhe ndonjë skuadre të Superiores", tha Ardit Peposhi, një nga pikat e forta të Bylisit. "Kemi mungesa, por presidenca ka ndërtuar një ekip solid me 25 futbollist­ë në verë. Ndaj edhe unë kam besim se të gjithë që do të luajmë sot, do të japim shpirtin në fushë. Kemi gati edhe Zefin, kështu që jemi më të fortë sot. I kemi të qarta detyrat dhe fakti që luajmë në shtëpi, na obligon që ne të marrin vetëm 3 pikët. Kundërshta­ri ka synimet e veta, por në Ballsh t'i harrojë pikët", deklaroi Peposhi. Erjon Saliu

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania