Panorama Sport (Albania)

Goga Basket shtang Partizanin dhe kap kreun

Rikthehen te fitor a e he kampionët në fu i të iranës

-

Dje u luajtën edhe dy ndeshjet e mbetu ra të vlefshme për javën e katërt, në Superligën e basketboll­it për meshkuj. Kjo do të veçohet për humbjen e parë të skuadrës së Partizanit, e cila në tri javët e para kishte regjistrua­r vetëm fitore. ~oga Basket triumfoi me meritë ndaj ekipit të Arben Fagut, madje duke dominuar edhe në lojë. ~jithashtu, te fitorja u rikthye edhe skuadra kampione e Shqipërisë, Tirana. Bardheblut­ë triumfuan ndaj Vllaznisë me plot 3  pikë diferencë.

GOGA ASKET PARTI ANI. Pas humbjes në derbi ndaj Teutës, ~oga Basket rikthehet bindshëm te fitorja. Durrsakët mposhtën një rival direkt si Partizani, në një ndeshje të dominuar prej tyre. Skuadra e trajnerit Milatovic shfaqi më shumë organizim dhe agresivite­t. Nga ana tjetër, edhe kualitetet që ka ~ oga në përbërje treguan gjatë gjithë lojës që janë vendimtarë për këtë ekip. €oja nis vrullshëm dhe me dëshirën e spikatur të të dyja ekipeve për të shënuar dhe për t'i imponuar lojën kundërshta­rit. ~oga duket se ka diçka më shumë, sepse shpejt fillon shkëputjen e lehtë në pikë. Në periodën e dytë, kryeqyteta­sit nuk lejojnë që avantazhi i vendësve të thellohet, madje bëjnë më mirë se ta sepse në fund të pjesës së parë disavantaz­hi është vetëm 2 pikë ( 52- 50). Edhe pas pushimit, loja ka ritëm të lartë. Shënohen shumë pikë menjëherë në koshat respektivë. 3-pikëshit të Strazimit i përgjigjet menjëherë Pasha i ~ogës. Pas këtij momenti vjen edhe kthesa e lojës në favor të vendësve. ~oga mbron shumë mirë dhe nga ana tjetër të gjitha tentativat sulmuese i ka me rendiment të lartë. shtë momenti i tyre sepse në fund të fraksionit të tretë avantazhi shkon në 20 pikë ( 81- 61). 10minutësh­i i fundit nuk sjell ndryshime. ~oga luan edhe më fort, duke mos i dhënë mundësi Partizanit të afrohet. Kjo bën që në minutat e fundit të futen edhe rezervat, duke qenë se fati i takimit dukej thuajse i përcaktuar.

TIRANA A NIA. Skuadra kampione e Tiranës nuk fal në shtëpi. Ata kanë marrë një fitore të thellë me 3 pikë diferencë ndaj shkodranëv­e, që drejtohen nga Fatjon Taraboshi. Ndërkohë që Redi Vogli te Tirana ishte lojtari i ndeshjes, ku nga 21 gjuajtje në tabelë ka realizuar 9 kosha me vlerë trepikëshe dhe 3 kosha me vlerë dypikëshe, duke qenë fantastik në gjuajtjet nga distanca. Në radhët e Vllaznisë shkëlqeu Dod €ekndreaj. Përsa i përket takimit, skuadra bardheblu e zotëroi të gjithin, duke thelluar diferencën nga perioda në periodë. Pasi ka mbyllur 23-18 të parën, ku dallohet Shima e Daliu, në të dytën fiton thellësish­t 31-19, duke shkuar në pushimin e pjesëve 5-37. Në fraksionin e dytë, kryeqyteta­sit që drejtohen nga lojtari veteran i kësaj skuadre, Erkand Karaj,

nuk falin as në dy periodat e mbetura, teksa i mbyll 31-23 dhe 28-19. Sigurisht që Vogli ka qenë më i papërmbajt­shmi. Kështu, i gjithë takimi u mbyll 113- 79. Një tifoz i veçantë në këtë takim ishte dhe kreu i KOKSH-it, Viron Bezhani. R G A D !

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania