Panorama Sport (Albania)

SH)B*Tirana shkatërron Elbasanin, +llaznia befason Flamurtari­n

-

Shoqata e Klubit Tirana regjistroi fitoren e saj të radhës në kampionat, duke shkatërrua­r me rezultatin e thellë 116-63 skuadrën e Elbasanit. Plot 53 pikë diferencë që tregojnë qartë disnivelin ndërmjet dy ekipeve. Tirana u fut me shumë vrull në lojë, duke krijuar një epërsi të madhe që në periodën e parë, të cilën e fitoi 37-14. E vetmja periodë në të cilën miket arrijnë të rivalizojn­ë është perioda e dytë, por edhe aty është Tirana që triumfon me rezultatin e ngushtë 23-21, duke shkuar në pushimin mes dy pjesëve me shifrat 60-35. Dominimi i skuadrës bardheblu vijon edhe në pjesën e dytë, ku gjithçka kontrolloh­et prej tyre. Perioda e tretë fitohet me rezultatin 31-20 nga Tirana, ndërsa e katërta akoma më thellë, 25-8. Kështu, e gjithë sfida përfundon në favor të vajzave kryeqyteta­se, të cilat rimarrin vetëm pas 24 orësh sërish kreun e tabelës. Një rezultat surprizë erdhi nga qyteti i Shkodrës, atu ku Vllaznia vendëse mposhti kampionen në fuqi të Flamurtari­t me rezultatin 76-62. Kjo ishte humbja e dytë për vlonjatet në këtë sezon, të cilat dy javë më parë u thyen edhe nga Shoqata e Basketboll­it Tirana. Ndeshja e djeshme u dominua përgjithës­isht nga ekipi vendës, i cili ishte në avantazh në pjesën më të madhe të kohës, madje duke e dërguar diferencën deri në 20 pikë. Ndërkohë, Flamurtari duket se e kishte marrë më lehtë sesa duhej këtë përballje dhe ky nënvlerësi­m u kushtoi rëndë. Me këtë fitore, vajzat kuqeblu të drejtuara nga Bledar Gjeçaj ngjiten në vendin e tretë në kuotën e 7 pikëve, ndërsa kampionet në fuqi të Flamurtari­t zbresin në vend të katërt. (37-14, 23-21, 31-20, 25-8) SHKB.TIRANA: Toska, Zykaj,

Bujari, Popoviç, Milovanovi­ç/

Këlleçi, Baraj, G.Bujari, Jaçe.

Trajner: Erdal Borova

ELBASANI: Zenuni, Qosja,

Shabani, Ahmetaj, Hasa/

Skuqi, Vyshka, Latollari,

Korumi, Kuburja, Teta.

Trajnere: Elvira Xhyra

GJYQTARË: F.Malevi, K.Canaj

 ??  ?? Foto: F. Hazizllari
Foto: F. Hazizllari
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania