Panorama Sport (Albania)

Tirana s’ndalet, mposht edhe Teutën

Java e katërt mbyllet pa surpriza, triumfojnë Mirdita, Barleti Volej dhe Partizani

- ARTIN LLESHAJ

Dje u zhvilluan ndeshjet e javës së katërt në kampionati­n kombëtar të volejbolli­t për femra në Grupin A1. Një javë që nuk pati asnjë surprizë, ku të gjitha skuadrat që shikoheshi­n si favorite nuk falën dhe regjistrua­n fitore. Tirana vijon të kryesojë bindshëm kampionati­n dhe ende nuk është mposhtur në këto katër javë të para. Gjithashtu, Mirdita dhe Barleti Volej po kalojnë një moment të mirë dhe arritën të merrnin fitore pa shumë vështirësi, ndërsa kampionet në fuqi të Partizanit vuajtën disi në Shkodër ndaj Vllaznisë, por gjithsesi arritën të kthehen me tri pikë, duke fituar me përmbysje. TIRANA - TEUTA

Tirana po kalon një formë të shkëlqyer në këto javë të para të kampionati­t. Vajzat bardheblu regjistrua­n fitoren e katërt për këtë sezon, duke thyer pastër me shifrat 3-0 Teutën dhe ende nuk njohin humbje. Ekipi i Adrian Gorencës kryeson me meritë të plotë dhe përballë skuadrës bregdetare tregoi edhe një herë tjetër që është ndër pretendent­et kryesore për fitimin e trofeut. Në të triaa setet e ndeshjes, Tirana kishte një marsh më tepër në lojë se kundërshta­ri, ndërkohë që vetëm gjatë setit të tretë Teuta arriti të rivalizojë.

MIRDITA - SKËNDERBEU

Mirdita mposhti lehtësisht me rezultatin 3-0 skuadrën e Skënderbeu­t, në një sfidë që zgjati rreth 60 minuta. Në setin e parë ndeshja e karakteriz­ua nga një rivalitet i lartë, por Mirdita me lojtare më me përvojë arrin të fitojë 25-22. Seti i dytë nis me shumë vrull për ekipin verior, duke realizuar disa pikë radhazi dhe duke e dërguar rezultatin në 7-1. Në këto momente ekipi korçar zgjohet dhe shënon 9 pikë radhazi,

duke përmbysur në 107. Por vetëm kaq, pasi Mirdita merr sërish lojën nën kontroll dhe e fiton setin 25-16. Seti i tretë nuk ka shumë histori, pasi mirditoret dominojnë nga fillimi deri në fund duke fituar 25- 12 dhe duke e mbyllur ndeshjen 3-0.

BARLETI - LUSHNJA

Skuadra e Hasan Gurabardhi­t triumfoi 3-0 ndaj Lushnjës, në një sfidë me sens unik, të dominuar gjatë gjithë kohës

nga Barleti Volej. Lushnjaret e kishin të vështirë të bënin më shumë në këtë sfidë, pasi diferencat në parket ishin të mëdha. Seti i parë mbyllet 25-12 në favor të Barletit. Në setin e dytë dhe të tretë skuadra mike është disi më mirë në lojën e saj, por kjo nuk mjafton për të marrë rezultat pozitiv, ku Barleti i fiton thjeshtë edhe këto dy sete, 25-17 dhe 25-18, duke mbyllur gjithçka në më pak se një orë lojë me rezultatin 3-0. VLLAZNIA - PARTIZANI

Kampionet në fuqi të Partizanit morën tri pikë shumë të rëndësishm­e në transfertë përballë Vllaznisë vendëse. Megjithatë, ndryshe nga sa pritej, skuadra e Roland Tares vuajti disi për të regjistrua­r këtë fitore, pasi ekipi shkodran i vendosi seriozisht në vështirësi, sidomos në setin e parë, ku madje arritën të triumfonin me rezultatin 25-18 ndaj kampioneve. Ndërkohë, seti i dytë dhe i tretë luftohet fort nga të dyja skuadrat, por Partizani tregohet më i saktë duke i fituar këto dy sete, 25-21 të dytin dhe 25-22 të tretin. Në setin e katërt vajzat e Partizanit dalin tërësisht në lojën e tyre dhe arrijnë të fitojnë thellë 25-14, duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me përmbysje 3-1.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania