Panorama Sport (Albania)

Tirana triumfon në derbi, Partizani start katastrofi­k

-

Dje u luajtën dy ndeshjet e radhës në kampionati­n kombëtar të basketboll­it për meshkuj, ku në kryeqytet u zhvilluan dy derbi. Tirana triumfoi ndaj Partizanit me rezultatin e pastër 3-0, në një ndeshje me rivalitet të lartë dhe me shumë emocione. Bardheblut­ë ishin më të saktë në lojë dhe arritën të marrin një fitore plotësisht të merituar, ndërkohë që skuadra e Ylli Tomorrit vazhdon të tregojë një formë të dobët në këtë start kampionati, duke pësuar humbjen e tretë në katër takime. Të tria setet ishin shumë të luftuara, por skuadra e Ilia Kojës është treguar më e vendosur dhe më e saktë sidomos në sulm dhe në bllok, ndërkohë që Partizani ka kryer gabime të shumta në këtë takim. 25-23, 25-21 dhe 25-22 arrijnë të fitojnë bardheblut­ë me rezultate të ngushta, por që mjaftojnë për t'u dhënë suksesin që i dërgon në kuotën e 11 pikëve, po aq sa Vllaznia, të cilët kanë një ndeshje më pak. STUDENTI - FARKA VOLEJ Skuadra e Studentit doli fitimtare në derbin e vogël të kryeqyteti­t përballë Farkës. Një sfidë me rivalitet ajo që u zhvillua dje në "Asllan Rusi", por që në fund ajo që "buzëqeshi" ishte skuadra e Agim Rekës. Të dyja ekipet luftuan fort për çdo top. Dy setet e para janë të ngjashme, ku Studenti tregohet më i qartë në lojë dhe arrin të fitojë 25-21 në të parin dhe 25-20 në të dytin. Në setin e tretë, ekipi i Dritan Bardhit reagon duke ngushtuar rezultatin e seteve në 2-1. Por atëherë kur mendohej se mund të përmbysej rezultati, ndodh e kundërta pasi Studenti shpërthen duke e fituar bindshëm setin e katërt 25-17 dhe duke e mbyllur të gjithë ndeshjen me fitoren 3-1. Ndeshja mbyllëse e javës së pestë ndërmjet Erzenit dhe Teutës do të zhvillohet më 31 tetor në orën 19:30.

(25-21, 25-20, 16-25, 25-17)

STUDENTI: Xhebrahimi, Rama, Shehu, Batalli, Myrta, Bajrami/ Kola, Bici, Haxhimihal­i, Muça, Malaj, Gorenca, Ahmeti, Martini. Trajner: Agim Reka

FARKA VOLEJ: Doda, Topçiu, Plaku, Sejati, Deliu, Metani/ Spahiu, Aga, K. Balla, Murraku, Xhajkone, E.Balla, Bega, Miftari. Trajner: Dritan Bardhi GJYQTARË: T.Zguri, K.Agolli

(23-25, 21-25, 22-25)

PARTIZANI: Qerraxhia, Malaj, Dashi, Lundra, Pepaj, Ribeiro/ Muça, E.Vora, Sheldija, Çela, Gorenxa, Mimani, Kasa. Trajner: Ylli Tomorri TIRANA: Ferhati, Gaxiri, Kono, Sotir, K.Martiro, Cali/ Kasemaj, Joanidhi, Kapidani, L.Martiro, Gega, Ndoni, Xhija, Zeqiraj. Trajner: Ilia Koja GJYQTARË: E.Dusha, K.Gjoka

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania