Panorama Sport (Albania)

Empoli tremb Juventusin, por CR7 tregon muskujt

Dopieta e Ronaldos barazon startin më të mirë të historisë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Kristiano Ronaldo hollivudiz­on edhe provincën italiane. Mbërrin ai dhe gjithçka ndalet: Biletat e stadiumit të ezauruara, hotelet e rezervuara, restorante­t plot dhe kioskat me fanellën e tij vihen nën shënjestër. Portugezi është mbi të gjitha futbollist­i më i mirë në botë, së bashku me Mesin. Dhe e kupton këtë pas pjesës së parë më të keqe të sezonit të tij dhe Juventusit, kur ai vendos se dy pikët e humbura me Xhenoan mund të mjaftojnë. Përmbys ndeshjen me një vetëtimë që fikson rezultatin 2- 1, pasi transformo­i në gol penalltinë e barazimit. Goli i përmbysjes ishte më i bukuri që CR7 ka shënuar deri tani me fanellën bardhezi.

Bravo Empoli – Vetëm elozhe për skuadrën e Andreacoli­t, që pavarësish­t se renditet poshtë, luan një futboll të bukur, me mesfushor që vrapojnë pafund dhe kanë cilësi. Benaser njollos një ndeshje të mirë me naivitetin që provokon penalltinë, Akuah përpin Matuidinë në aksionin e golit, Zajc ka goditjet e një lojtari të madh. Dhe po t’i shtojmë edhe karikuesin e baterisë së Juventusit, që nuk e ka arritur ende pikën maksimale pas ndeshjes kundër Mançesteri­t, goli i avantazhit të vendësve me Kaputon, i cili i dërgon toskanët me shifrat 1-0 në dhomat e zhveshjes, nuk duhet të na çudisë. Në vështirësi Bernardesk­i dhe gjithë mesfusha, me një regji në mënyrë të pazakontë apatike të Pjaniç. Nëse ky mbetet niveli, atëherë mbijetesa nuk do të jetë një problem.

Karikon CR7 – Juventusi, që mbetet larg standardev­e të saj më të mira në tërësi, rifutet në fushë me një tjetër intensitet. Emblema është Matuidi: i plogësht në pjesën e parë

dhe traktori i zakonshëm në të dytën. Sinjalin e rizgjimit e jep aksioni që mbyllet me traversën e Pjaniçit pas një pritje të madhe të Provedel ndaj një Aleks Sandroje bindës. Rënia e Empolit ndihmon Juventusin për të qëndruar gjithnjë lart, me

Dibalën që fiton me zgjuarsi penalltinë. Në një ditë si kjo, duket më e lehtë që Juventusi ta kthejë me një goditje kampioni sesa me rrjedhën logjike të lojës. U tha, u bë: CR7 lëshon një silurë që lë gojëhapur “Kastelanin”, përpara një fundi ndeshjeje që transformo­n

Alegrin në versionin kikbokser ndaj një shisheje, prej një kontrolli të pasaktë në minutat e fundit. Por, në fund ai largohet i çliruar. Skuadra e tij shkon provizoris­ht +7 nga Napoli dhe barazon nisjen më të mirë të kampionati­t të historisë së saj.

 ??  ?? Ronaldo feston me Bernardesk­in dhe lojtarët e stolit golin e dytë
Ronaldo feston me Bernardesk­in dhe lojtarët e stolit golin e dytë
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania