Panorama Sport (Albania)

Kristiano: Te goli i dytë isha i sigurt që do shënoja

“Juve madhështor­e, të gjithë për një, një për të gjithë”

-

Kristiano Ronaldo tërheq edhe njëherë tjetër Juventusin, por këtë herë fitorja peshon e gjitha mbi supet e tij, duke qenë se pas disavantaz­hit të pjesës së parë, në të dytën realizoi dy herë, duke u treguar i akullt dhe i saktë në goditjen e penalltisë, ndërsa më pas erdhi një “silurë” nga distanca që ngriti peshë edhe disa prej tifozëve të Empolit. Në fund të sfidës, ylli i bardhezinj­ve u ndal shkurt përpara gazetarëve të pranishëm në fushë, por përveç gëzimit për golat dhe fitoren, shprehu mahnitjen e tij për grupin juventin. Ronaldo, si mund të ndryshojë një ndeshje e luajtur keq në pjesën e parë, në një fitore në të dytën? Ishte e komplikuar, pas Championsi­t gjithmonë të tilla janë ndeshjet, sepse adrenalina që shkarkon në Europë është shumë e madhe. Gjithsesi, e rëndësishm­e është që në pjesën e dytë dhamë një përgjigje të fortë, zotëruam topin siç duhet dhe shënuam dy herë, duke e merituar fitoren.

Mund të na e shpjegoni golin e dytë?

Sinqerisht as vetë nuk e kujtoj mirë aksionin. Do ta rishoh në televizor, por e vetmja gjë për të cilën jam i sigurt është se që në momentin që e preka topin dhe e vendosa në pozicion për ta goditur, isha i bindur se do të përfundont­e

në rrjetë.

Mes sfidës në Mançester dhe kësaj me Empolin çfarë ndjesish keni kaluar?

Të rëndësishm­e dhe të forta. Gëzimi për golat është i madh, sepse trajneri na e ka nënvizuar shpeshherë përpara mbërritjes në Empoli se do të ishte e vështirë. Ndërsa, në Mançester ishte një mbrëmje fantastike, një ndeshje e jashtëzako­nshme e luajtur nga ne. Realisht, pas atij takimi përsërisja në kokë: Kjo Juve është një skuadër madhështor­e.

Në Empoli ishte fitorja e parë “100 për qind Ronaldo”... Jo, këtu luftohet një për të gjithë dhe të gjithë për një.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania