Panorama Sport (Albania)

Empoli bëri Alegrin për tualet: Nuk pata frikë se do humbnim

Elozhe Ronaldos: Shembull për t’u studiuar nga fëmijët

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

doshta as tifozët e Empolit nuk u be suan syve teksa shihnin rezultatin e pjesës së parë që ishte 1-0 në favor të skuadrës së tyre. Blutë bënë një paraqitje dinjitoze përballë bardhezinj­ve, madje në pjesën e parë ishin aq agresivë sa duket se bënë trajnerin bardhezi, Masimilian­o Alegri, që të mos ndihej mirë, duke qenë se në pesë minutat e fundit, ai ia delegoi detyrat zëvendësit të tij, teksa vendosi që të lërë fushën dhe t’u drejtohet tualeteve të stadiumit. Në fund të takimit, ai u pyet edhe mbi këtë argument, por e mori me të qeshur: “Shkova në tualet në fundin e pjesës së parë, kisha disa shqetësime (ndoshta shkoi të shfrynte nervozizmi­n, sepse ishte i tërbuar me skuadrën), çështje personale, por asgjë serioze

(qesh)... Më i qetë pas fitores? Nuk pata frikë se nuk do të reagonim, thjesht nuk më pëlqyen mjaft lëvizje që bëmë në pjesën e parë, edhe pse është normale që të ndodhë. Kemi fituar 12 nga 13 ndeshje të luajtura dhe nuk kemi humbur asnjë. Lodhja është normale

që të nis të ndihet, pasi po luajmë në maksimum dhe disa dëmtime në mesfushë na kanë shkundur, por në fund kisha besim te fitorja jonë dhe ia dolëm. Ronaldo lider? Është një lojtar fantastik, një kampion madhështor, diçka që e tregoi në rastin e golit të dytë.

Pikërisht, ai gol kryevepër është gjesti që duhet t’u tregohet fëmijëve në shkollat e futbollit dhe jo t’i mërzisin dhe t’i lodhin me gjithë atë teori taktike, e cila nuk i lejon që të dëfrehen edhe në stërvitjet e tyre. Ata fëmijë që e kanë parë golin e dytë të

Ronaldos, jam i sigurt se nesër, kur të zbresin në stërvitje, do të kërkojnë që ta imitojnë. Vetëm duke bërë kështu, do të mësojnë 10 herë më shumë sesa duke studiuar konceptet teorike. Futbolli është edhe dëfrim dhe Ronaldo e pasqyron më mirë se kushdo tjetër këtë në fushë. E vështirë me Empolin? Sigurisht, nuk ka ndeshje të lehta. Lodhja pastaj ndikon. Juve e shëmtuar në pjesën e parë? E kam thënë dhe nuk do lodhem së përsëritur­i: Nuk ishim dhe nuk dua që të jemi të bukur. Dua që të jemi fitues dhe kjo më mjafton”.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania