Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

- Në tri takimet e fundit kundër Sampdorias, kuqezinjtë kanë shënuar vetëm një gol.

- Milani nuk njeh humbje në gjashtë takimet e fundit, por shtatë takime radhazi pa disfatë, kuqezinjtë nuk i regjistroj­në që prej shkurtit të 2016-ës. - Sampdoria prej tetë ndeshjes radhazi shënon të paktën një gol për ndeshje.

- Mes ekipeve, të cilat i ka përballuar të paktën tetë herë, Milani është ekipi që Fabio Kualjarela i ka shënuar më pak, me vetëm një gol, në 22 përballjet me kuqezinjtë.

- Katër vite më parë u regjistrua barazimi i fundit mes dy ekipeve. 2- 2 i 2015- ës realizohej falë golave të El Sharaui dhe Menez për kuqezinjtë, teksa për vendësit, që në atë kohë drejtohesh­in nga Montela, shënonin Okaka dhe Eder.

- Për të gjetur një sukses të Sampit, duhet të kthehemi në sezonin 20092010, kur goli i Borielos përmbysej nga realizimet e Kasanos dhe Pacinit, me këtë të fundit që shënonte në minutën e 90-të.

- Pas tetë ndeshjesh pa humbje ( 5 fitore dhe 3 barazime) kundër Sampdorias, Milani regjistroi dy humbje ndaj këtij ekipi, përpara se në shkurt të 2018ës të rikthehej te fitorja. Në gjashtë përballjet e fundit, sfida nuk është mbyllur kurrë me të njëjtin rezultat. - Sampdoria nuk ka mundur kurrë t”i shënojë më shumë se tre gola Milanit, ndërsa kuqezinjtë kanë një rekord prej pesë golash. Herën e fundit që “Djalli” realizoi “manitën” ishte në sezonin 2007, kur shënonin Kaka, Gurkuf, Sedorf dhe Xhilardino që realizonte një dopietë.

- Nëse llogarisim edhe ndeshjet në “San Siro”, Milani ka fituar 62 ndeshje në total ndaj “Dorianëve”, ka barazuar 29 dhe ka humbur 28.

- Edhe për sa u përket golave, kuqezinjtë kryesojnë bindshëm, teksa në sfidat ndaj Sampit kanë shënuar 201 herë duke pësuar 112.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania