Panorama Sport (Albania)

Silvio Berluskoni, thumb Gatuzos: Çfarë vuajtjeje kur shoh Milanin

-

Silvio Berluskoni ka nisur takimet e para si president i Monzës, ekip të cilin e bleu përpara një muaji. Në kërkim të sponsorëve për “krijesën” e tij të re, por edhe gati për të dhënë mendime mbi skema e formacione, madje edhe për atë të ishklubit të tij, Milanit. Kavalieri, i mërzitur edhe nga dy humbjet e fundit, nuk ndalet së kritikuar lojën, rezultatet, por mbi të gjitha rreshtimin e “Djallit”. “Vazhdoj ta ndjek Milanin, edhe pse tani jam një tifoz i thjeshtë. Kam shumë vërejtje sepse të shohësh këtë skuadër në fushë e për më tepër efikasitet­in e saj të ulët, është një vuajtje më vete. Skuadra zbret shumë pak në drejtim të portës dhe normalisht sulmuesi ynë ( Higuain) nuk ka si të marrë pasime me vlerë. E gjithë kjo situatë është pasojë e skemës së gabuar, të cilën shpresoj që trajneri ta ndryshojë sa më shpejt”. Ndryshime – Sipas Berluskoni­t, kuqezinjtë kanë një keqkuptim taktik, sa të madh aq edhe të dukshëm. Sipas politikani­t, ky është një problem që te Milani vegjeton prej kohësh, ndaj ai nuk ngurron të përsërisë këshillat e tij të zakonshme tekniko-taktike: “Suso duhet të luajë si sulmues i dytë. Mendimin tim e kanë edhe profesioni­stë si Saki apo Kapelo, ndaj nuk e kuptoj se si e vënë re të gjithë, por jo drejtuesi aktual i ekipit”. Qartësisht Berluskoni flet për Gatuzon. I pyetur se çfarë do të bënte nëse do të ishte ende në krye të klubit të Milanit, Kavalieri preferoi të mos shpjegohej në mënyrë direkte, megjithëse pas

aq shumë kritikash nuk është e vështirë të hamendësoh­et se si do të kishte vepruar. “E ardhmja e Rinos nuk është një vendim që më përket mua, sepse i takon tjetërkujt të veprojë. Unë nuk kam ndër mend të përzihem”. Sinjalet nga “Milanello” zbulojnë qëllimin e Gatuzos për të ndryshuar modul. Siç ndodhi ndaj Betisit, kur kuqezinjtë u rreshtuan me 4-4-2, edhe sot mund të shohim një përsëritje të këtij qëndrimi taktik, megjithatë vështirë të përcaktohe­t nëse është mendim i Gatuzos apo dëgjimi i këshillës së ish-presidenti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania