Panorama Sport (Albania)

Dashuron makinat e luksit, në punë shkon... në këmbë

-

“Unë jam gati. Po ju?”. Në videon celebruese për emërimin si president Stiven Zhang, “trashëgimt­ar” (vetëm 26 vjeç) i Erik Tohir, qeshte me ironi. Është presidenti më i ri i historisë zikaltër, por nuk duket ta vuajë përgjegjës­inë. Po kush është Stiven Jr.? Një djalosh i shëtitur, ka studiuar jashtë atdheut, në Amerikë për shkollën e mesme (ndërsa Universite­tin në Nankin). U emërua numri një pas dy vitesh “stazh”. Ka fuqi firme për operacione në merkato deri në 40 milionë dhe blerjeje deri në 10 milionë nga qershori i 2017-ës. Është prezent në selinë e Milanos ku shpesh shkon në këmbë dhe frekuenton në mënyrë konstante Masimo Moratin ( madje të shumtë mendojnë se emri i Bepe Marotës i është këshilluar nga ish-presidenti). MODA DHE SUPERMAKIN­AT - Po koha e lirë? Merr pjesë vazhdimish­t në evente mondane. Detyra të mos mashtrojë: zgjedh shpesh atletet sportive, megjithëse të kombinuara me xhaketë e këmishë dhe nuk është e rrallë ta shohësh nëpër sfilita (“Versace”, “Giorgio Armani”, “D&G”...). Kur ka mundësi u dedikohet supermakin­ave: mbrëmjen e Krishtlind­jeve të kaluara u prezantua me një “Pagani Huayara” (e vlerësuar 2.3 milionë euro) jashtë serie të ridizajnua­r me ngjyrat e Interit dhe e quajtur “Nerazurra” (“Zikaltra”), si pasioni i tij. RRJETET SOCIALE DHE KUZHINA - Zhang Jr. ka nisur të frekuentoj­ë restorante prestigjio­ze tradiciona­le brenda dhe jashtë Milanos: një nga vendet e preferuara është “Te Vitorio”, në Brusaporto të Bergamos, ku kalon edhe si pasojë e miqësisë dhe raporteve në biznes mes “Suning”-ut dhe familjes Prekasi, pronare e Atalantës. Shumë aktiv edhe në rrjetet sociale, ka 240 mijë ndjekës në “Instagram”. Dhe meqenëse Stiveni është numri një i një klubi që rrjetet sociale i ka shndërruar në një mjet thelbësor komunikimi, edhe emërimi i tij u zyrtarizua përmes “Twitter”-it…

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania