Panorama Sport (Albania)

Interi ëndërron me “Suning”

Elita e Europës është ende larg, por familja Zhang ka një plan

- Përgatiti: LEDIO NASE

Interi në çatinë e botës? Nga aspekti ekonomik, distanca për t’u rikuperuar duket si një “Everest”, duke konsiderua­r edhe mbi të gjitha limitet struktural­e të sistemit italian. Vlen i njëjti arsyetim që prej disa kohësh po bëhet për Juventusin, i projektuar në skenën globale dhe me një ikonë si Ronaldo në “skuderi”. Zikaltrit kanë nisur ndjekjen e bardhezinj­ve dhe po synojnë zgjerimin jashtë kufijve, të thjeshtëzu­ar në këtë kuadër nga pronësia kineze, që ka hapur horizonte të pamenduara deri dy vite më parë. Në sezonin 2017-’ 18 Reali i Madridit ishte klubi me xhiron më të lartë, të barabartë me 751 milionë, duke paraprirë Barcelonën (me 693) dhe Mançester Junajtidin me 666. Këta tre kolosë synojnë brenda një pesëvjeçar­i miliardin. Juventusi, lider italian, që ndodhet në mënyrë stabël mes 10 të parave në Europë ndodhet në kuotën 411 milionë. Më pas, në Itali, ja Interi: sezonin e kaluar, pa kupat, regjistroi 297 milionë euro arkëtime (+ 43% në dy vite). Plani i familjes Zhang është afatgjatë, objektivi është të shfrytëzoh­et çdo pistë në harkun e 3-5 viteve, duke u përqendrua­r më së shumti në segmentin komercial dhe stadiumin.

DY LOKOMOTIVA – Në epokën e “Fair Play Financiar” të UEFA-s autofinanc­imi ësh-

të një detyrim. Gjithë skuadrat e mëdha të Europës po e kërkojnë, me situatën kontrovers­e të PSG- së dhe megasponso­rizimeve nga Katari. Në terma të fuqisë shpenzuese, diferenca ekonomike e Interit nuk mundet ende të matet me elitën e Europës, sepse nga

2016-a po ecën me dy lokomotiva: nga njëri krah kontribute­t e aksionarit, në tjetrin rritja e xhiros së biznesit. Në dy vitet e para “Suning” pompoi në arkat zikaltër plot 474 milionë: 142 si rritje kapitali fillestar, 105 në konvertuar­a në kapital dhe 227 për borxhet (nga 231

në total, 4 janë rimbursuar nga Interi), nga ku 119 në sezonin 2017-’18. Ja përse nuk shqetëson borxhi i klubit: 487 milionë, por thuajse gjysma janë në detyrim të “Suning”-ut dhe 292 janë të lidhur me huanë që skadon në 2022- shin. Jo rastësisht menaxhimi po

riekuilibr­ohet dhe humbja e bilancit të fundit ishte më pak se 18 milionë.

“BOOM” KOMERCIAL – Prezenca e “Suning” ka qenë thelbësore për të rritur përfitimet e zikaltërve. Jo vetëm falë sponsorizi­meve direkte, por edhe falë një rrjeti aleatësh të vetë grupit investitor dhe Kinës. Në këtë fushë Interi me 139 milionë, qëndron mbi Juventusin (126) e Milanin (62). Kështu familja Zhang, edhe përmes digjitaliz­imit, synon të rrisë 364 milionë tifozët në botë (nga të cilët 94 në Kinë e 70 në Amerikën e Jugut) dhe të ngjisë Interin në majën e Europës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania