Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA

-

* Barcelona është ekipi që i ka shkaktuar më shumë humbje Realit të Madridit në historinë e La Ligës, 70. Reali nga ana tjetër është ekipi që i ka shkaktuar më shumë humbje Barcelonës (72).

* Reali nuk ka humbur asnjë nga 3 ndeshjet e fundit që ka luajtur në “Kamp Nou”. Ka arritur të marrë 1 fitore dhe 2 barazime. Por nuk ka ndodhur kurrë në historinë e “El Clasicos” që madrilenët të marrin 4 rezultate pozitive radhazi në transfertë.

* Katalanasi­t kanë shënuar në secilën prej 21 përballjev­e kundër Realit të Madridit në kampionat (48 gola në total). Nëse shënon edhe ditën e sotme, do të barazojë rekordin e viteve 1959-1969, kur shënonte në 22 ndeshje radhazi. * Barcelona ka 41 ndeshje pa humbje në “Kamp Nou” të vlefshme për La Ligën, 33 fitore 8 barazime. Ecuria më pozitive që prej shkurtit të vitit 1977, me 67 ndeshje pa humbje (55 fitore, 12 barazime).

* Reali i Madridit ka humbur 2 ndeshjet e fundit të kampionati­t. Hera e fundit që ka arritur 3 humbje ose më shumë në këtë kompeticio­n ka ndodhur në majin e vitit 2009 me Huande Ramos si trajner.

* Barcelona nuk ka fituar asnjë nga përballjet që ka luajtur pa Leo Mesin kundër Realit të Madridit, në të gjitha kompeticio­net (1 barazim, 1 humbje). * Deri tani janë luajtur 238 ndeshje zyrtare mes Realit dhe Barcelonës në të gjitha kompeticio­net. Madrilenët kanë 95 fitore, kundrejt 93 të Barcelonës. 50 ndeshje kanë përfunduar në barazim.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania