Panorama Sport (Albania)

Valverde: Reali i plagosur është më shumë i rrezikshëm

-

Ernesto Valverde i druhet Realit të plagosur. Trajneri i Barcelonës thotë se kjo skuadër bëhet më e fortë në momente të vështira. Në konferencë­n për shtyp, ai thotë se një duel i tillë ka qenë i luftuar edhe më parë kur nuk ishte Mesi me Ronaldon. EMOCIONUES­E- “Janë ndeshje që luhen në shumë aspekte, përfshirë edhe atë emocionali­n. Duam të bëjmë mirë dhe kemi besim se mund të fitojmë. Por të gjithë e dimë se si është Reali i Madridit. Kur e mendon se ka marrë fund dhe është i plagosur, bëhet më i rrezikshëm. Pres një Real të fortë”. FORMACIONI- “E kam vendosur se kush do të luajë, por nuk mund ta them. Rafinja bëri një ndeshje të mirë me Interin, por kjo këtë herë është ndryshe. Nuk jam mësuar ta them formacioni­n”.

LOJA- “Ne duhet të bëjmë lojën tonë si gjithmonë. Ky është çelësi i suksesit. Ne duhet të luajmë siç bën Barcelona. Kjo lojë na dha titullin vitin e kaluar. Nëse jemi të gjithë bashkë, jemi më të fortë”.

REALI- “Është një skuadër që krijon shumë raste për të shënuar dhe kjo u pa kundër Levantes. Patën 10 raste të pastra për ta dërguar në rrjetë. Kjo është një e dhënë për forcën sulmuese që kanë. Duhet të bëjmë kujdes”. MESI-CR7- “Nuk është klasikja e Mesit dhe Ronaldos. Ka ekzistuar edhe më parë dhe ka pasur ndeshje të tensionuar­a. Madje ka pasur koka derri që fluturonin nga tifozët”.

NË LOJË- “Nuk besoj se Barcelona luan diçka të madhe në këtë ndeshje. Por nuk mund të flas për atë që luan rivali ynë. Në këtë ndeshje janë 3 pikë dhe ka shumë emocion brenda”. LOPETEGUI- “Ne trajnerët kalojmë situata ekstreme dhe të vështira gjithmonë, madje në çdo javë. Na kritikojnë gjithmonë. Lopeteguin po e kritikojnë tani në javën e 10- të të kampionati­t, ndërsa dy javë më parë isha unë në qendër të sulmeve”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania