Panorama Sport (Albania)

Dueli i “bosëve”, sekretet e Perezit dhe Bartomeut

-

Pa Mesin dhe Kristiano Ronaldon në fushë, vëmendja e “El Clasicos” shkon në tribunë. Aty qëndrojnë si gjithmonë Bartomeu dhe Perez. “Daily Mail” ka bërë një krahasim mes dy presidentë­ve të Barcelonës dhe Realit.

Kush është president i Barcelonës?

Josef Maria Bartomeu u zgjodh president i katalanasv­e që në vitin 2014, kur Sandro Rosell u largua pas akuzave të shumta për mashtrime dhe parregulls­i në bilance. Bartomeu fitoi zgjedhjet në vitin 2015, teksa ekipi bëri tripletë. Ai mund të vazhdojë deri në vitin 2021, por njerëz pranë tij mendojnë se do të largohet përpara këtij viti. Ai është biznesmen dhe merret me shkallët elektrike dhe ashensorët.

Çfarë di ai për futbollin?

Preferenca e tij e parë në sport është basketboll­i, por edhe hendbolli. Në krahasim me Perezin, ai ua lë të tjerëve vendimet në lidhje me futbollin. Ai është më i interesuar që ta shndërrojë Barcelonën në “brandin” më të madh në botë. Madje ka dhënë lejen që skuadra e tij të luajë në Majemi. Kjo shpjegon edhe arsyen e mozaikut që do të shpaloset sot nga tifozët “Ne i japim ngjyra futbollit”.

Çfarë thonë kritikët dhe tifozët për të?

Bartomeu është një president që nuk kërkon të bëjë polemika dhe shpeshherë vendimet që merr i diskuton me shumë të tjerë. Ai ishte pjesë e bordit që transferoi Nejmarin dhe kur u hap një çështje në lidhje me këtë, ai e ndihmoi Barcelonën që të mos paguante taksat. Tani dëshiron të bëjë rindërtimi­n e stadiumit për 600 milionë euro dhe t’i ndryshojë emrin. Po ashtu, kërkon të bëjë ndërhyrje edhe në stemë, por këto gjëra do të hapin debat. Bartomeu ka dashur të ndërtojë ura komunikimi me të gjitha grupet e fansave të Barcelonës.

Kush janë njerëzit që qëndrojnë pas tij?

Ekipi i Bartomeut përbëhet nga zëvendëspr­esidentët: Hodri Kardoner, Karles Vilarubi, Hordi Mestre, Manel Arrojo dhe Sausana Monje. Me kaq shumë “shefa” në krye të skuadrës, është më e lehtë për të përballuar krizat që ka skuadra. Mestre është zakonisht personi që flet në media. Madje, ai tregohet edhe kritik sa herë është nevoja për të ruajtur interesat e klubit. Kur Pike doli dhe tha në një video se Grizman nuk do të shkonte te Barcelona, Mestre e kritikoi. “Ndërhyrja e Pikesë është e padobishme në këtë moment. Ka shkaktuar zemërim dhe ndjenjë negative te të gjithë në klub. Ne do të flasim për këtë situatë dhe do ta sqarojmë”.

 ??  ?? Sipas ish-presidenti­t Ramos Kalderon, Florentino Perez është një njeri që di të ndërtojë ura dhe tunele, por kurrë një skuadër futbolli. Ai është inxhinier, por mbi të gjitha është një biznesmen. Kompania e tij e ndërtimit është ACS, një nga më të mëdhatë në botë. Por sa merr vesh Perezi nga futbolli mund ta kuptojmë me faktin që ka fituar 5 Champions që nga koha kur është president i Realit. Ai blen, ai shet, ai bën gjithçka për të fituar trofe me ekipin e tij.
Sipas ish-presidenti­t Ramos Kalderon, Florentino Perez është një njeri që di të ndërtojë ura dhe tunele, por kurrë një skuadër futbolli. Ai është inxhinier, por mbi të gjitha është një biznesmen. Kompania e tij e ndërtimit është ACS, një nga më të mëdhatë në botë. Por sa merr vesh Perezi nga futbolli mund ta kuptojmë me faktin që ka fituar 5 Champions që nga koha kur është president i Realit. Ai blen, ai shet, ai bën gjithçka për të fituar trofe me ekipin e tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania